Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD publikon skemën mafioze të pastrimit të parave përmes shembjes së Teatrit Kombëtar

2018/07/07 at 1:59 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD publikon skemën mafioze të pastrimit të parave përmes shembjes së Teatrit Kombëtar

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, të shtunën, është shprehur se Edi Rama përdor kompaninë ‘Fusha shpk’ si një kompani guackë për të pastruar paratë e pista të drogës dhe korrupsionit tek 6 kullat, tre prej të cilave janë parashikuar të ndërtohen në territorin e Teatrit Kombëtar.


Vokshi deklaroi nga selia blu se votimi antikushtetues i Parlamentit për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për të grabitur tokën publike është një akt mafioz, nëpërmjet të cilit Edi Rama dhe kompania Fusha do të ndërtojnë 6 kulla në Qendrën Historike të Tiranës.

Ajo tha se pastrimi i parave të pista të drogës dhe korrupsionit është arsyeja kryesore për nxitimin e Edi Ramës për t’a miratuar brenda 5 ditëve me procedurë të përshpejtuar dhe në shkelje të rregullores të ligjeve në fuqi dhe të Kushtetutës, një ligj të personalizuar me emrin e Kompanisë Fusha.

Sipas saj, duke përdorur ‘Fusha shpk’ si kompani guackë për pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit, fitimi minimal për Edi Ramën nga ky akt mafioz, i paprecedentë në historinë e Parlamentit shqiptar është jo më pak se 205 mln euro.

Duke shtuar se pazaret e pista të Ramës me kompaninë Fusha nuk filluan sot dhe me këtë projektligj, pasi historiku i tyre është i pasur dhe asnjëherë i hetuar nga organet e drejtësisë.

“Ishte kompania ‘Fusha shpk’ që Edi Rama ngarkoi për të kryer në të zezë punimet për të shndërruar godinën e Kryeministrisë në një mjedis luksi. Janë rreth 5 milion euro që Fusha shpenzoi në favor të Edi Ramës tek Kryeministria pa asnjë faturë dhe me para që askush nuk ia di burimin, ndërkohë që bizneseve të tjera u tregohet burgu dhe gjoba për mungesën e faturave”,- deklaroi Vokshi.

Më tej, ajo thekson se skema mafioze e pastrimit të parave të pista të drogës dhe korrupsionit nëpërmjet shembjes së Teatrit Kombëtar dhe grabitjes së rreth 8500 metra katrorë pronë publike është e qartë:

  • Edi Rama nxjerr jashtë loje Gjykatën Kushtetuese
  • Edi Rama përdor kompaninë Fusha shpk për të bërë ofertën e pakërkuar
  • Edi Rama miraton ligjin me procedurë të përshpjetuar.

PD për kryebashkiakun Veliaj: Në më pak se 4 vjet, kompania Fusha ka marrë 127 tendera publikë nga Edi Rama, me një vlerë rreth 80 milionë euro.

35 prej tyre, me vlerë 25 milionë euro, Fusha shpk I ka marrë vetëm brenda dy viteve nga Erion Veliaj, sekseri i Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës.

Një pjesë e madhe e këtyre tenderave i janë dhënë kompanisë Fusha pa garë.

Nëse do të ishte zbatuar ligji dhe do të kishte fituar kompania me ofertën më të ulët, buxhetit të shtetit do t’i ishin kursyer mbi 6 mln euro. Mjaftueshëm për rikonstruktimin e Teatrit Kombëtar.

Pa garë kompanisë Fusha shpk, i është dhënë ndërtimi i Sheshit Skënderbej, parkingu nëntokësor tek sheshi, që përmbyti veten, Bibliotekën dhe Bashkinë e Tiranës.

Pa garë kompanisë Fusha i është dhënë Bulevardi i Vlorës dhe rikosntruksioni i Ministrisë së Brendshme,  e krisur pas tërmetit 5.2 ballësh, të cilit Teatri Kombëtar i mbijetoi.

Edi Rama i dha pak muaj më parë me konçesion kompanisë Fusha ndërtimin me 125 milionë euro të hidrocentralit të Kalivaçit, duke rikonfirmuar lidhjen e ngushtë me kompaninë guackë ku do të pastrojë paratë me ligjin posaçëm të Teatrit Kombëtar.

PD për publikimin e fakteve të reja: Në ditët në vijim, Partia Demokratike do të publikojë fakte të tjera të rënda të kësaj afere korruptive dhe kriminale, që lidh Edi Ramën, Erion Veliajn dhe kompaninë Fusha më botën e krimit dhe drogës. ​

Për demokratët transparenca e përditshme për këtë akt mafioz që i siguron Edi Ramës pastrimin e pasurisë së tij të paligjshme nga droga dhe korrupsioni do të ndihmojë shqiptarët të marrin vendimin e tyre.

Sepse PD, opozita dhe qytetarët që duan ruajtjen e vlerave kulturore, si pjesë e identitetit tonë europian, qytetarët që duan Tiranën, qytetarët që nuk  pranojnë grabitjen dhe qeverisjen nga mafia nuk do të lejojnë triumfin e së keqes!/Opinion.al/



Ju sugjerojmë

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
Aktualitet

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

6 Korrik, 2026 7:49 pm
Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, mbulohet nga tymi i zjarrit në Shijak
Aktualitet

Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, mbulohet nga tymi i zjarrit në Shijak

6 Korrik, 2026 5:46 pm
Zjarr në Koxhas të Shijakut, flakët përhapen me shpejtësi nga era
Aktualitet

Zjarr në Koxhas të Shijakut, flakët përhapen me shpejtësi nga era

6 Korrik, 2026 4:19 pm
Investimet për bashkitë, Demo: 20 mln euro për emergjencat, 10 mln për transportin
Aktualitet

Investimet për bashkitë, Demo: 20 mln euro për emergjencat, 10 mln për transportin

6 Korrik, 2026 1:27 pm
Përgatitja për integrimin në BE, Rama: E ardhmja është e pandalshme
Kryesore

Përgatitja për integrimin në BE, Rama: E ardhmja është e pandalshme

6 Korrik, 2026 12:00 pm
“Aruba”, Berisha: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?
Kryesore

“Aruba”, Berisha: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

6 Korrik, 2026 11:37 am
Protesta në Zvërnec, Rama: Do bëja më keq se ju
Aktualitet

“Kundërshtarëve të mi”/ Rama mesazh me vargjet e Dritëro Agollit

6 Korrik, 2026 8:34 am
Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan
Aktualitet

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan

5 Korrik, 2026 9:21 pm
Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

5 Korrik, 2026 7:51 pm
Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive

5 Korrik, 2026 7:45 pm
Para
‘Enigma dhe pikëpyetjet e vdekjes së shoferit të ministrit Xhafaj’, marrin gjithë vëmendjen e audiencës në ‘Opinion’

‘Enigma dhe pikëpyetjet e vdekjes së shoferit të ministrit Xhafaj’, marrin gjithë vëmendjen e audiencës në ‘Opinion’

PD publikon skemën mafioze të pastrimit të parave përmes shembjes së Teatrit Kombëtar

Teatri, PD: Së shpejti, fakte të rënda që lidhin Ramën, Veliajn dhe kompaninë e kullave me botën e krimit

Kënga fituese e Eurovisionit është e kopjuar, Izraeli rrezikon të mos jetë pritës i Eurosong vitin tjetër

Kënga fituese e Eurovisionit është e kopjuar, Izraeli rrezikon të mos jetë pritës i Eurosong vitin tjetër
















TE FUNDIT

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…
6 Korrik, 2026

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar pas polemikave të krijuara rreth vendimit që i lejoi sulmuesit Folarin Balogun të...

Lexo më shumë

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes
6 Korrik, 2026

Grupi militant palestinez Hamas njoftoi të hënën se ka shpërbërë administratën e tij në Gaza dhe se po përgatitet t’ia...

Lexo më shumë

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
6 Korrik, 2026

Shënohen sot 37 ditë protestë kundër kryeministrit Rama. Ashtu si çdo ditë qytetarët janë mbledhur në orën 19:00 në sheshin...

Lexo më shumë

Trump pranon se i kërkoi FIFA-s të rishikojë pezullimin e Balogun

Trump: Irani ka qenë afër marrëveshjes katër apo pesë herë
6 Korrik, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se i ka kërkuar Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) të rishikojë vendimin për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}