Kryesore

PD publikon rastin e familjes Basha: E braktisur nga qeveria dhe bashkia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:55 - 15/12/19 |
Opi Nion

Partia Demokratike ka publikuar historinë e një banoreje nga Fushë Mamurras, e cila që pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit jeton në çadër plasmasi me gjithë familjen e saj.

PD deklaron në postimin e saj se Lindita Basha është e braktisur nga qeveria dhe bashkia, pasi deri më tani askush nuk i ka siguruar një banesë.

Sipas selisë blu, dëshmia e një nëne të vuajtur dhe të braktisur nga qeveria, është pasqyra më e pastër e dështimit të Edi Ramës në menaxhimin e krizës pas tërmetit.

“Familja e Lindita Bashës në Fushë Mamurras , si shumë familje të prekura nga tërmeti në Durrës, Laç, Lezhë, Manzë, Ishëm është braktisur nga qeveria. Çadra prej plasmasi ku familja e saj jeton, rrëzon propagandën dhe mashtrimin me 5 yje të Edi Ramës. Shteti është inekzistent për familjet si e Lindita Bashës”, shkruan PD./ Opinion.al

Pas