Kreu i PD-së, Sali Berisha është nisur nga banesa e tij për t’iu bashkuar më pas të rinjve, të cilët kanë filluar të grumbullohen.
Të rinjtë janë mbledhur e janë nisur së bashku nga selia e PD drejt kryeministrisë.
Krah tyre janë parë edhe deputetët e opozitës Gazment Bardhi, Flamur Noka, Luçiano Boçi si dhe Agron Gjekmarkaj.
Ndërkohë kujtojmë se protesta ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit e cila ka marrë masat për mbarëvajtjen e protestës.
Dhjetëra efektivë ndodhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku është ndaluar edhe qarkullimi i automjeteve.
Berisha ka ftuar të rinjtë të marrin pjesë në tubim, për të kërkuar heqjen e vendimit për mbylljen e “TikTok” të cilën e ka cilësuar si censurë.