Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Presidenti mbrojti kushtetutën, projekti i teatrit akt i babëzisë së mafias së ndërtimit

2018/07/27 at 7:42 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Presidenti mbrojti kushtetutën, projekti i teatrit akt i babëzisë së mafias së ndërtimit

 


Partia Demokratike ka reguar sot përmes zëdhënëses Ina Zhupa, lidhur me vendimin e presidentit Meta për të mos dekretuar ligjin për shembjen e teatrit. Në një dalje për mediat, Zhupa u shpreh se Partia Demokratike e përshendet vendimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe se ky vendim është një provë tjetër se projekti për shembjen e Teatrit Kombëtar është një akt i paligjshëm i babëzisë së Edi Ramës, Erion Veliajt dhe mafias së ndërtimit, që nuk ka asnjë lidhje me nevojën për një Teatër të Ri.

 

DEKLARATË E ZËDHËNËS SË PARTISË DEMOKRATIKE, INA ZHUPA

 

Partia Demokratike përshendet vendimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta për rrëzimin e ligjit antikushtetues për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe grabitjes së pronës publike për projektin kriminal të ndërtimit të kullave me paratë e pista të drogës dhe korrupsionit.

 

Partia Demokratike e konsideron vendimin e Presidentit si një akt të përgjegjshëm në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të trashëgimisë kultorore, në mbrojtje të interesit publik për të mos lejuar shkatërrimin dhe grabitjen me ligj të pasurisë kombëtare.

 

Vendimi i Presidentit është një provë tjetër se projekti për shembjen e Teatrit Kombëtar është një akt i paligjshëm i babëzisë së Edi Ramës, Erion Veliajt dhe mafias së ndërtimit, që nuk ka asnjë lidhje me nevojën për një Teatër të Ri.

 

Sa herë ligji të triumfojë mbi mafian, Edi Rama dhe Erion Veliaj do të zhgënjehen!

 

Propaganda e dalë boje e Erion Veliajt është e pafuqishme për të mbuluar të vërtetën se ai është sekseri I Edi Ramës në aferën e të paktën 200 milionë eurove.

 

Qëndrimi zyrtar i Presidentit të Republikës është këmbanë e fortë alarmi se Kryetari i Bashkisë së Tiranës është në krye të grupit kriminal për zbatimin e projektit mafioz të kullave tek Teatri.

 

Për shkeljet flagrante të ligjit dhe Kushtetutës të evidentuara nga Presidenti, një drejtësi e pavarur do ta kishte çuar sot në burg Erion Veliajn për të paktën dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe korrupsion.

 

Këmbëngulja e Erion Veliajt për zbatimin e projektit korruptiv të Edi Ramës është provë se ai është një kukull në duart e mafias së ndërtimit dhe mafias së drogës, që kanë planifikuar pastrimin e parave të pista në Qendrën Historike të Tiranës.

 

Erion Veliaj ka dhënë prova të mjaftueshme se për interesa të mafias dhe përfitimeve korruptive, nuk kursen as jetën e fëmijëve.

 

Qytetarët e Tiranës e dinë se Erion Veliaj është përgjegjësi për mbulimin e vrasjes së Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.

 

Qytetarët e Tiranës e dinë se propaganda e Erion Veliajt nuk mbulon dot faktin se Projektet e Unazës së Re, Pazarit të Ri dhe Bulevardit të Ri, të nisura nga Lulzim Basha, u penguan dhe u sabotuan qëllimisht nga Edi Rama dhe Erion Veliaj për t’I shndërruar nga projekte në dobi të qytetarëve, në projekte në shërbim të interesave të oligarkëve.

 

Qytetarët e Tiranës e mbajnë mend mirë se ishte këmbëngulja e Partisë Demokratike që frenoi projektin shkatërrues të Liqenit me kulla, i fshehur pas parkut të lodrave të fëmijëve.

 

Qytetarët e Tiranës duhet ta dijnë se Erion Veliaj dhe Edi Rama nuk kanë hequr dorë nga projekti i kullave tek Parku, për të cilin kanë nxjerrë vendim qeverie për zhvendosjen e Gardës së Republikës.

 

Modeli i Erion Veliajt nuk është model i zhvillimit, por është simbol i mashtrimit dhe abuzimit me pushtetin.

 

Ky model po braktiset çdo ditë nga qytetarët! Prandaj Erion Veliaj dhe shefi I tij Edi Rama, sot kanë aleatë vetëm mafian e ndërtimit dhe drogës.

Etiketa: deklarateina zhupaPDramateatriVeliaj


Ju sugjerojmë

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Kryesore

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

21 Dhjetor, 2025 7:16 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

21 Dhjetor, 2025 6:30 pm
Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm
Aktualitet

Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm

21 Dhjetor, 2025 6:26 pm
Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…
Aktualitet

Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…

21 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting
Aktualitet

Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting

21 Dhjetor, 2025 5:38 pm
Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë
Kryesore

Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë

21 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Plagosën dy persona në Kukës, shpallen në kërkim vëllezërit

21 Dhjetor, 2025 5:32 pm
Ambasada e SHBA: Mashtrimi për martesë, krim federal me dënime serioze
Aktualitet

Ambasada e SHBA: Mashtrimi për martesë, krim federal me dënime serioze

21 Dhjetor, 2025 4:41 pm
Ndahet nga jeta komentatori i njohur sportiv Ismet Bellova
Kryesore

Ndahet nga jeta komentatori i njohur sportiv Ismet Bellova

21 Dhjetor, 2025 2:07 pm
Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH
-Kulturë

Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH

21 Dhjetor, 2025 1:46 pm
Para
Të hënën në “Dashuri Bardhë e Zi”/ Ferhat shkon drejt vdekjes, Jigit e qëllon me armë

Të hënën në “Dashuri Bardhë e Zi”/ Ferhat shkon drejt vdekjes, Jigit e qëllon me armë

+16/ Pasi u nda nga burri nisi të bëj foto nudo!

+16/ Pasi u nda nga burri nisi të bëj foto nudo!

“Nuk do t’i lejoj të bëjnë homazhe mbi kufomën time”, aktori Guljem Radoja sfidon qeverinë

“Nuk do t’i lejoj të bëjnë homazhe mbi kufomën time”, aktori Guljem Radoja sfidon qeverinë
















TE FUNDIT

SHBA do të ndërmarrë masa më të rrepta për emigracionin e paligjshëm në 2026-ën

Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
21 Dhjetor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përgatitet për një goditje më agresive ndaj emigracionit në vitin 2026 me miliarda dollarë fonde të...

Lexo më shumë

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
21 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha, reagoi duke e denoncuar si një vjedhje të rëndë shtetërore. Përmes një postimi në Facebook,...

Lexo më shumë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
21 Dhjetor, 2025

Një 45-vjeçar është gjetur i plagosur me thikë në sektorin Hekurudha të lagjes 13 në Durrës mbrëmjen e sotme. 45-vjeçari...

Lexo më shumë

Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm

Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm
21 Dhjetor, 2025

Një banesë e pabanuar është shkrumbuar plotësisht nga flakët në fshatin Kosovë e Vogël, njësia administrative Fiershegan. Në vendngjarje kanë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com