Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD nuk mjaftohet me tërheqjen e Nikollës: Do shkosh në gjyq për abuzim me të dhënat personale të prindërve

2018/05/04 at 4:14 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
PD nuk mjaftohet me tërheqjen e Nikollës: Do shkosh në gjyq për abuzim me të dhënat personale të prindërve

Çdo burrë e grua që ka fëmijë në shkollat publike të Tiranës u njoftua dje me urgjencë të dërgojë brenda dy ditëve në shkollë të gjithë të dhënat personale të tyre; si numrin e kartës së identitetit, numrin e telefonit, e-mail, etj. Më herët në fillim të vitit, ishin kërkuar edhe të dhëna të tjera si adresa, vendi i punës i secilit prind, etj. Shumë prindër nxituan ti dërgonin brenda ditës së djeshme të dhënat në shkolla, por Partia Demokratike reagoi ashpër. Ajo tha se numri personal i kartës së identitetit është i panevojshëm, për më tepër që Ministria e Arsimit dhe as drejtoritë e shkollave nuk kishin sqaruar prindërit se për çfarë arsye po mblidhen këto të dhëna. Pas presionit të PD, Ministria e Arsimit doli me deklaratë për mediat, ku dha se është terhequr nga kjo kërkesë. Pra prindërit nuk duhet të dorëzojnë në shkolla kartat e tyre të identitetit!

Por Partia Demokratike, nuk mjaftohet me kaq. Ajo tha sot se tashmë “Nikolla me urdhër të Ramës i ka mbledhur brenda ditës së sotme 70 për qind të kartave dhe këto do ti përdorë për fushatë elektorale”. Albana Vokshi tha se PD do të ndjekë rrugën ligjore duke paditur ministren e Arsimit për shkelje të privatësisë.

Më poshtë dy deklaratat e plota, të PD dhe Ministrisë

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë kërkon të sqarojë komunitetin e prindërve dhe publikun për sa i përket kërkesës për mbledhjen e të dhënave nga prindërit se;


MASR po krijon rrjetin e komunikimit në kohë reale me prindërit dhe mësuesit. Ky sistem do të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e stafeve të shkollave kundrejt komunitetit të prindërve të cilët duhet të jenë sa më të përfshirë me sugjerime dhe këshilla duke qenë të informuar për çdo rezultat apo nismë.
Për ta bërë efektiv dhe të sigurt këtë proces, është parë e nevojshme nga specialistët vendosja e Numrit ID si element sigurie, për të shmangur çdo gabim raportimi të të dhënave në emër dhe mbiemër që informacioni të jetë sa më i saktë dhe të shmang dublikimet.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë siguron se këto të dhëna nuk kanë asnjë qëllim të ndryshëm siç interpretohet nga subjekte të caktuara politike, por kanë një dhe vetëm një qëllim, informimin e prindërve se çfarë ndodh në çdo orë mësimi në çdo shkollë të Shqipërisë.

Theksojmë edhe një herë, se të gjitha akuzat drejtuar këtij procesi janë të ulëta, në rastin më të mirë dhe dashakeqe ndaj institucioneve të dijes ku mësojnë fëmijët e shqiptarëve.

Për të shmangur spekulimin politik me këtë detaj që është vetëm teknik, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë znj. Nikolla ka nxjerr urdhër për heqjen e kësaj kërkese.

Do të vijojmë më ngritjen e rrjetit të bashkëqeverisjes me prindërit dhe mësuesit edhe në mungesë të elementit NID.

Partia Demokratike

Për të dhënat e komunikimit në kohë reale me prindërit mjafton numri i telefonit ose email i vetëm një prindi.

Numri i kartës së identitetit të prindërve, mund t’u duhet për identifikim në zgjedhje, por jo për komunikim në kohë reale.

Tërheqja e Lindita Nikollës, nëse është e vërtetë, është e pamjaftueshme!

Ministrja e Arsimit duhet të tregoje se përse gjeti një mekanizëm të paligjshëm që të sigurojë brenda natës numrat e kartave të identifikimit të të pakten 70% të shqiptarëve, pra të babait dhe të nënës së cdo fëmije që ndjek shkollën.

PD u bën thirrje edhe një herê prindërve të mos japin të dhênat e tyre personale tek një bande që do t’i përdorë ato për qëllime elektorale!

Partia Demokratike po e ndjek me ekspertët e saj këtë cështje dhe siguron Ministren Nikolla se do të përballet me drejtësinë për shkeljen flagrante të ligjit!

Etiketa: IDnikollaPDprinderte dhena personale


Ju sugjerojmë

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

SHBA nis sulmet kundër Iranit

8 Korrik, 2026 11:05 pm
Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
Kryesore

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

8 Korrik, 2026 9:41 pm
39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
Aktualitet

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

8 Korrik, 2026 8:47 pm
Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
Aktualitet

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

8 Korrik, 2026 4:15 pm
Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Aktualitet

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

8 Korrik, 2026 3:32 pm
Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e Rutte, Trump asnjë reagim
Aktualitet

Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e Rutte, Trump asnjë reagim

8 Korrik, 2026 1:00 pm
Berisha: Rama të largohet menjëherë
Kryesore

Berisha për mediat britanike: Protestat, më e rëndësishmja e 35 viteve të fundit

8 Korrik, 2026 11:46 am
Samiti i NATO/ Kryeministri Rama pritet nga Mark Rutte dhe presidenti i Turqisë
Aktualitet

Samiti i NATO/ Kryeministri Rama pritet nga Mark Rutte dhe presidenti i Turqisë

8 Korrik, 2026 11:34 am
Kryeinspektori Sula takim me inspektorët e Fierit, në fokus siguria ushqimore
Aktualitet

Kryeinspektori Sula takim me inspektorët e Fierit, në fokus siguria ushqimore

8 Korrik, 2026 11:28 am
Integrimi në BE, Rama: Siguria ushqimore, sfida e sfidave
Aktualitet

4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama: Për të mos turpëruar Shqipërinë…

8 Korrik, 2026 9:30 am
Para
Rama flet për kundërshtarin e PS: Ne nuk na mund dot askush

Rama merr meritat për largimin e Tahirit dhe kapjen e Çekajt: Ç'është kjo opozitë pa atdhe!

Sfidat e përcaktimit të vdekjes

Sfidat e përcaktimit të vdekjes

FOTO/ Aksident i fortë në autostradë, makina me rrota lart

Aksidentohet makina e policisë në Lezhë, plagosen 3 efektivë
















TE FUNDIT

SHBA nis sulmet kundër Iranit

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
8 Korrik, 2026

SHBA-të nisën një tjetër raund sulmesh ajrore kundër Iranit të mërkurën, disa orë pasi Presidenti Donald Trump tha se armëpushimi...

Lexo më shumë

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
8 Korrik, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale që pretendon se i është dërguar prej “diplomatit...

Lexo më shumë

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
8 Korrik, 2026

Mbahet sot në Tiranë protesta e 39-të. Protestuesit janë grumbulluar si çdo mbrëmje në sheshin “Skëndërbej”, e më pas kanë...

Lexo më shumë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

Auto-Skicë
8 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në takimin e përbashkët BE–Shqipëri në Parlamentin Europian se Kuvendi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}