Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD nuk dorëzohet, mban rrethuar 3 orë foltoren e parlamentit. Seanca shtyhet në 18:00

2017/10/05 at 1:11 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Debati/ Basha: Ke lepurin në bark për Rrugën e Elbasanit. Ruçi: Ulu se do ndëshkohesh

Është prishur seanca plenare paraditen e sotme në parlamentin shqiptar. Opozita mbajti të bllokuar foltoren ndërsa kryetari Gramoz Rucci që kishte njoftuar rinisjen e seancës për në orën 13:00 e shtyu sërish atë në orën 18:00 pasi opozita nuk lëviz nga foltorja.

Edhe në këto momente, gazetarët që ndjekin punimet e Kuvendit raportojnë se deputetët e PD nuk po lëvizin nga foltorja. 

Përjashtimi i Bashës
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është përjashtuar nga punimet e seancës së Kuvendit për 10 ditë, pas dy vërejtjeve dhe paralajmërimeve të kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Shkak për këtë masë është bërë pasi kryetari i PD bllokoi foltoren e Kuvendit, pas vendimit me shumicë votash të mazhorancës, për të shtyrë diskutimet dhe ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore seancën e ardhshme parlamentare.

Seanca shtyhet 4 here

Seanca nisi me debate dhe shkak për këtë u bë projektvendimi për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore. PD kërkoi të bëhej debat fillimisht dhe më pas të shkohej në votim për miratimin e komisionit. Ndërsa nga ana tjetër, LSI insistoi për shtyrjen e seancës pasi nuk ishte njohur me projektvendimit, qëndrim i cili mori dakordësinë e socialistëve.

Edmond Spaho u shpreh “brenda ditës së sotme të përgatitemi për të diskutuar dhe brenda orës 16:00 të rifillojë seanca”, ndërsa Taulant Balla kundërshtoi: “Kjo çështje s’duhet të ketë debat sepse ka kaluar me konsensus. Prandaj ta shtyjmë këtë pikë të rendit të ditës dhe kjo çështje të kalojë seancën tjetër”.

Më pas reagoi ashpër Lulzim Basha. Nga foltorja e parlamentit ai deklaroi: “Ky biçim parlament po degradon, sot ne rend dite kemi cështjen e zgjedhjeve, opozita ka depozituar kërkesën për debat me emrat e folësve ju vini të papërgatitur për debat se nuk e doni debatin, për t’i mbyllur gojën opozitës me kartona, mblidh konferencën e kryetarëve tani, opozita e ka bërë kërkesën pro rregullores, ky parlament s’është pronë e mazhorancës, as e jotja, prandaj ndërpre tani seancën, konstato kush ka përgjegjësinë për këtë problem.

Keni lepurin në bark, jeni në hall me “rrugën e Elbasanit”, mblidh Konferencen e Kryetareve ose bëhu përgjegjës për bllokimin total të punimeve të këtij parlamenti, vendos për një afat të arsyeshëm debati, s’mund të shtyhet me një javë, ne kemi kërkuar orën 4, por kjo seancë s’mund të procedojë në shkeljen e rregullave”, tha Basha.

Pas deklaratës së Bashës, kryeparlamentari Gramoz Ruçi tha se vendimin e merr Kuvendi. “Ne duam diskutime. Tjetër gjë do ishte të moslejonim diskutimet. Kjo çështje është kompetencë e seancës dhe kjo çështje e mbyllur”, tha Ruçi. Sakaq Ruçi i tërhoqi vërejtje kryetarit të PD, Lulzim Basha i cili nuk lëshoi foltoren pasi u shpreh kundër shtyrjes së seancës për javën e ardhshme lidhur me ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore.

Basha akuzoi Ruçin se do mbajë përgjegjësi për shkeljen e rregullores së Kuvendit, por Ruçi i i tërhoqi vërejtje, ndërsa ndërpreu seancën për 5 minuta.

Edhe pas rinisjes së seancës Basha ishte në foltore dhe nuk pranoi ta lëshojë atë. Pas dy vërejtjeve të njëpasnjëshme, Ruçi i komunikoi përjashtimin nga seanca për 10 ditë. Kjo ishte masa e parë ndëshkimore e kryetarit të Kuvendit pas zgjedhjes së tij në këtë dytë në fillim të shtatorit.

Ndërsa në orën 13:00 kur Ruçi dhe deputetët e PS u rikthyen në Parlament, por deputetët e PD qendronin në foltore pa lëvizur që prej orës 11:00.

Duke qenë se demokratët nuk pranojnë ndëshkimin e liderit të tyre, pra perjashtimin nga punimet e parlamentit vazhdojne te mbajnë të rrethuar foltoren. Ruçi njofton shtyrjen e seancës plenare deri në orën 18:00 te dites se sotme.

Ju sugjerojmë

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani
Politikë

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani

13 Maj, 2025 6:40 pm
Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë
Rajoni

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

13 Maj, 2025 6:32 pm
Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA
Rajoni

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA

13 Maj, 2025 6:08 pm
Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…
Aktualitet

Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…

13 Maj, 2025 5:59 pm
Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës
Sport

Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës

13 Maj, 2025 5:40 pm
Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike
Kryesore

Zgjedhjet në Shqipëri, reagon BE: Palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 Maj, 2025 5:27 pm
Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj
Kryesore

Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj

13 Maj, 2025 5:13 pm
Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme
Bota

Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme

13 Maj, 2025 5:00 pm
KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara
Kryesore

KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara

13 Maj, 2025 4:50 pm
KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme
Aktualitet

KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme

13 Maj, 2025 4:40 pm
Para
Nëse shenjat e horoskopit do ishin drogë! Cila është e juaja?

Nëse shenjat e horoskopit do ishin drogë! Cila është e juaja?

Foto-lajm/ “Të ngujuar” në Parlament, kështu po e presin deputetët e PD rinisjen e seancës deri pasdite

Foto-lajm/ “Të ngujuar” në Parlament, kështu po e presin deputetët e PD rinisjen e seancës deri pasdite

Kjo është fotoja që theu internetin

Kjo është fotoja që theu internetin

TE FUNDIT

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani
13 Maj, 2025

Aktualisht pothuajse në të gjitha bashkitë e vendit, përveç Elbasanit, ka vijuar numërimi i votave për kandidatët për deputetë. Siç...

Lexo më shumë

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë
13 Maj, 2025

Më shumë se 20 anëtarë të parlamentit britanik kanë kërkuar një ndryshim të rëndësishëm në qasjen e politikës së jashtme...

Lexo më shumë

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA
13 Maj, 2025

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Departamenti amerikan i Mbrojtjes kanë nënshkruar Marrëveshjen për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim...

Lexo më shumë

Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…

Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…
13 Maj, 2025

Një operacion ndërkombëtar kundër krimeve kibernetike është finalizuar ditën e sotme. Përmes një njoftimi, policia bën të ditur se operacioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com