Ditën e shtunë Partia Demokratike do të mbledhë Kuvendin Kombëtar.
Në një njoftim të selisë blu bëhet me dije se: Thirret mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë, ditën e shtunë, datë 17 Korrik 2021, ora 11:00.
Sakaq, Rendi i ditës së mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, është si më poshtë:
- “1. Informimi i Kuvendit Kombëtar të Partisë mbi analizën e masakrës zgjedhore të 25 Prillit 2021 dhe përcaktimi i linjave kryesore të strategjisë politike të Partisë Demokratike, në rolin dhe përgjegjësinë e saj në mbrojtjen e demokracisë, të drejtave themelore të njeriut dhe rikthimit të legjitimitetit të institucioneve demokratike.
- Vlerësimi i mundësisë për ndryshime në Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në funksion të rritjes së eficencës së organeve të partisë apo demokratizimin e mëtejshëm të mënyrës së funksionimit të strukturave të Partisë.
- Zgjedhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike”./Opinion.al