Kryesore

Operohet Christian Eriksen, i vendoset aparati në zemër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:08 - 18/06/21 |
Opi Nion

Christian Eriksen është operuar në zemër në spitalin e Rigshospitalet në Kopenhagë, ku u shtrua nga e shtuna e kaluar, pasi ai u shemb në fushë gjatë ndeshjes Belgjikë-Danimarkë.

Lojtarit iu vendos një defibrilator kardiak automatik nën lëkurë. Një ndërhyrje e konsideruar rutinë, në fushën mjekësore, e cila do të ndryshojë jetën e lojtarit danez përgjithmonë. E ardhmja sportive e lojtarit të Interit, gjithashtu, është seriozisht në rrezik.

Në Itali nuk lejohet pjesëmarrja në gara për ata që kanë vendosur një defibrilator që përdoret për rregullimin e aritmisë kardiake.

Ndërkohë të shtunën ai do të largohet nga spitali i Kopenhagës dhe do të jetë në gjendje të kthehet në shtëpi./Opinion.al

Pas