Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Komisioni Europian pohon se shkalla e varfërisë është rritur në 35.2%

2019/07/23 at 12:13 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Komisioni Europian pohon se shkalla e varfërisë është rritur në 35.2%

Në një deklaratë për mediat nga selia e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri u shpreh se treguesit më të qartë të qeverisë së Edi Ramës janë rritja e abuzimit me pasuritë publike dhe rritja e varfërisë.

Pampuri thotë se këtë të vërtetë e ka pohuar, së fundmi, edhe Komisioni Europian, sipas të cilit shkalla e varfërisë në Shqipëri është rritur në 35.2%.

Sipas Pampurit, familjet më të prekura nga rritja e varfërisë në vend janë ato më të pambrojturat, janë të papunët, familjet që jetojnë në fshat, të moshuarit, gratë e divorcuara, personat me aftësi të kufizuara, si dhe romët dhe egjiptianët.

Pampuri shprehet se ashtu si Partia Demokratike dhe Komisioni Europian e sheh si të dyshimtë skemën e ndihmës ekonomike, pasi kompensimi mbetet nën kufirin e varfërisë së skajshme dhe skema mbulon vetëm vetëm një pjesë të vogël të personave që jetojnë në varfëri.

Deklarata e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri

Treguesit më të qartë të qeverisë së Edi Ramës janë dy: rritja e abuzimit me pasuritë publike dhe rritja e varfërisë. Të dy këta tregues shkojnë paralel me njëri tjetrin. Sa më shumë vjedh kjo qeveri, aq më shumë rritet varfëria në shoqërinë shqiptare.

Këtë të vërtetë e ka pohuar, së fundmi, edhe Komisioni Europian, sipas të cilit shkalla e varfërisë në Shqipëri është rritur në 35.2%. Raporti fakton shqetësimin kryesor të opozitës se, me blerjen e pushtetit përmes parave të pista të krimit dhe korrupsionit, Edi Rama ka braktisur çdo përgjegjësi për mirëqenien e qytetarëve.

Familjet më të prekura nga rritja e varfërisë në vend janë ato më të pambrojturat, janë të papunët, familjet që jetojnë në fshat, të moshuarit, gratë e divorcuara, personat me aftësi të kufizuara, si dhe romët dhe egjiptianët.

35.2 përqind e rritjes së varfërisë do të thotë se shteti ka dështuar plotësisht me kujdesin dhe politikat sociale.

Niveli më i lartë i varfërisë është në verilindje të vendit, ku investimet e qeverisë janë disktimnuese, papunësia shumë e lartë, mundësitë shumë të vogla dhe heqja e të pamundurve nga listat e ndihmës ekonomike, është një krim tjetër në listën e dëmeve që kjo qeveri u ka shkaktuar qytetarëve.

Komisioni Europian rrëzon si të dyshimtë skemën e ndihmës ekonomike, të denoncuar si të padrejtë, përjashtuese dhe abuzive nga Partia Demokratike.

‘Efektiviteti i skemës është e dyshimtë, pasi kompensimi mbetet nën kufirin e varfërisë së skajshme. Skema mbulon vetëm vetëm një pjesë të vogël të personave që jetojnë në varfëri”. – thekson Komisioni Europian.

Raporti vë në dukje thellimin e varfërisë të pensionistëve për shkak të pensioneve të ulëta, mbulimit të ulët të sigurimeve shëndetësore dhe diferencimit të madh mes pensioneve në fshat dhe qytet.

Thellimi i nivelit të varfërisë dhe gjendja e rënduar ekonomike në familjet shqiptare gjatë qeverisë së Edi Ramës është një nga arsyet kryesore të refuzimit plebishitar të 30 Qershorit.

Lufta kundër varfërisë, rritja e pensioneve minimale në 250 dollarë, janë prioritete në planin e Partisë Demokratike për rimëkëmbjen e ekonomisë. Por që ky plan të realizohet, vendit i duhen zgjedhje të lira e të ndershme.

Kjo është beteja jonë, të cilën do ta luftojmë pa bërë asnjë hap pas.

Etiketa: kePDvarferi

Ju sugjerojmë

Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA për paqe
Bota

Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA për paqe

24 Janar, 2026 10:59 am
A do të sjellin bisedimet Ukrainë Rusi fundin e luftës?
Bota

A do të sjellin bisedimet Ukrainë Rusi fundin e luftës?

24 Janar, 2026 9:56 am
Protesta e PD/ Policia plan masash, rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Protesta e PD/ Policia plan masash, rrugët që do të bllokohen

24 Janar, 2026 9:53 am
Debate në OKB, Guterres: SHBA nuk respektoi ligjin ndërkombëtar
Bota

Mbështetësit e Maduros kërkojnë kthimin e presidentit

24 Janar, 2026 9:49 am
Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente
Bota

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente

23 Janar, 2026 10:24 pm
E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë
Aktualitet

E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë

23 Janar, 2026 9:06 pm
Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë
Bota

Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë

23 Janar, 2026 8:28 pm
Djali i Olldashit-Berishës: Ata që flasin në foltore janë “tapë”, s’dinë ç’thonë
Politikë

Djali i Olldashit-Berishës: Ata që flasin në foltore janë “tapë”, s’dinë ç’thonë

23 Janar, 2026 7:32 pm
Protesta/ Berisha thirrje të rinjve: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh
Kryesore

Protesta/ Berisha thirrje të rinjve: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh

23 Janar, 2026 7:21 pm
Agjentët e emigracionit në SHBA arrestojnë 5-vjeçarin në Minesota
Bota

Arrestimi i 5-vjeçarit, J.D Vance: S’do ta linim fëmijën në të ftohtë, ne ndaluam…

23 Janar, 2026 7:14 pm
Para
Polemika të shumta pas fotos së fundit të vajzës së Kim Kardashian

Polemika të shumta pas fotos së fundit të vajzës së Kim Kardashian

Presidenti Meta takim me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO

Presidenti Meta takim me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO

Niset drejt Hagës, Haradinaj vazhdon të këmbëngulë tek taksa ndaj Serbisë

Niset drejt Hagës, Haradinaj vazhdon të këmbëngulë tek taksa ndaj Serbisë

TE FUNDIT

Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA për paqe

Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA për paqe
24 Janar, 2026

Rusia ka kryer sulme me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës gjatë natës, duke vrarë një person dhe duke plagosur 23...

Lexo më shumë

A do të sjellin bisedimet Ukrainë Rusi fundin e luftës?

A do të sjellin bisedimet Ukrainë Rusi fundin e luftës?
24 Janar, 2026

Bisedimet e filluara në Abu Dhabi mes përfaqësuesve të Ukrainës dhe Rusisë janë planifikuar të vazhdojnë edhe të shtunën. Ndërkohë...

Lexo më shumë

Protesta e PD/ Policia plan masash, rrugët që do të bllokohen

Protesta e PD/ Policia plan masash, rrugët që do të bllokohen
24 Janar, 2026

Sot në orën 17:00 Partia Demokratike do të zhvillojë protestën kombëtare të paralajmëruar para godinës së Kryeministrisë. Përmes një njoftimi,...

Lexo më shumë

Mbështetësit e Maduros kërkojnë kthimin e presidentit

Debate në OKB, Guterres: SHBA nuk respektoi ligjin ndërkombëtar
24 Janar, 2026

Mijëra mbështetës të presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Maduro i cili u kap së bashku me gruan e tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com