Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD kërkoi hetim të tenderave, KLSH: Kemi ngritur grupin e punës

2020/04/27 at 8:07 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Përfundon takimi i opozitës, vendim unanim për zgjidhjen e krizës

Ditën e sotme Partia Demokratike i kërkoi KLSH që të hetonte tenderat që sipas saj, qeveria ua ka dhënë fituesve të paracaktuar dhe janë mbajtur sekret.


Ndërkohë, ka ardhur dhe përgjigjja e KLSH për kërkesën e PD. Përmes një njoftimi për shtyp, KLSH bën me dije se në kushtet e emergjencës, procedurat e sigurimit të mallrave dhe shërbimeve publike të jenë konform ligjeve, të hapura dhe transparente.

Në njoftim, thuhet se 31 mars KLSH ka ngritur grupin e punës për regjistrimin e rasteve të denoncuara në media mbi abuzimet me fondet dhe pronën publike.

Njoftimi i plotë i KLSH-së:

Kontrolli i Lartë i Shtetit, duke shprehur mirënjohjen për të gjithë ata mjekë dhe infermierë të nderuar, si dhe punonjës të tjerë të shërbimeve themelore që punojnë për të shpëtuar jetë dhe luftuar pandeminë në Shqipëri, sjell në vëmendje domosdoshmërinë dhe detyrimin ligjor që, megjithëse në kushtet e emergjencës, procedurat e sigurimit të mallrave dhe shërbimeve publike të jenë konform ligjeve, të hapura dhe transparente. Duke vijuar punën për zbatimin e misionit kushtetues, krahas ndërmarrjes së masave të plota të sigurisë për të minimizuar maksimalisht rrezikun e infektimit për stafin e institucionit, KLSH garanton opinionin publik se, pavarësisht kufizimeve objektive të auditimit të drejtpërdrejtë, po ndjek me vëmendje dhe përgjegjshmëri shpenzimet që kryhen nga institucionet publike lidhur me fondet e akorduara për zbutjen e fatkeqësisë natyrore. Me Urdhrin e Kryetarit të KLSH nr.48, datë 31.03.2020, institucioni ka ngritur grupin e punës për regjistrimin e rasteve të denoncuara në media mbi abuzimet me fondet dhe pronën publike, të cilat janë dhe do të jenë objekte auditimi në vijim, të shqetësuar se situata të tilla mbartin rreziqe të konsiderueshme për deformim të procedurave dhe keqpërdorim të fondeve publike, me dëm eventual ndaj Buxhetit të Shtetit.

Duke qenë të vetëdijshëm se zyrtarët e prokurimeve publike në mbarë botën po hasin një presion të jashtëzakonshëm në përpjekjet e tyre për të plotësuar kërkesën shumë të madhe për pajisje dhe furnizime, Institucionet e specializuara ndërkombëtare theksojnë se duhet të vijojë zbatimi me rigorozitet, transparencë dhe rregulla të qarta i mënyrave se si qeveria duhet t’i prokurojë mallrat dhe shërbimet. Në dt. 15.04.2020, Grupi i Shteteve Kundër Korrupsionit (GRECO) publikoi udhëzime dhe referenca për risqet dhe luftën ndaj korrupsionit në kontekstin e COVID-19, duke e nisur pikërisht me sistemet e prokurimit. Udhëzimet theksojnë se “Qeveritë në mbarë botën duhet të aktivizojnë bazën ligjore emergjente për t’u përballur me COVID-19, në mënyrë të tillë që sistemet shëndetësore të jenë të pajisura siç duhet. Por, ndërkohë që legjislacioni në kushte emergjence duhet të jetë eficient në prokurimin e pajisjeve jetike shëndetësore, mund të dobësohet kontrolli mbi shpenzimet publike dhe sistemet e prokurimit mund të bëhen shënjestra të lehta për abuzuesit.”

Në këto kushte, KLSH rekomandon fort që prokurimi duhet të kryhet në mënyrë të ndershme dhe jodiskriminuese, me përgjegjshmëri dhe mbështetur në vendim-marrje të shëndosha e kolegjiale. KLSH inkurajon të gjitha entet tona publike të përdorin platforma prokurimi online, duke i publikuar të dhënat në formate sipas Standardeve Ndërkombëtare të të Dhënave të Hapura të Kontraktimit, përmes sistemeve transparente që veprojnë në bazë të të dhënave të strukturuara dhe komunikimit efiçient. Në këtë mënyrë, prokurimet bëhen të gjurmueshme, në përputhje me ligjet dhe praktikat e mira, duke i shërbyer më së miri taksapaguesve.

Lidhur me problematikat e mprehta të evidentuara nga auditimet tona në fushën e prokurimeve publike, sjellim në vëmendje se që në janar të këtij viti, KLSH i ka kërkuar Kuvendit dhe Agjencisë së Prokurimit Publik një sërë përmirësimesh ligjore e konkretisht:

vlefshmërinë e procedurave të prokurimit në jo më pak se dy operatorë

ekonomikë pjesëmarrës, që plotësojnë kriteret e kualifikimit,

vendosjen e garancisë së ofertave në të gjitha llojet e procedurave,

përcaktimin e qartë ligjor, transparent dhe ezaurues të alternativave për llogaritjen e fondit limit, si dhe

hartimin e një kuadri rregullator të veçantë për prokurimet e klasifikuarasekrete, duke u bazuar në direktivën përkatëse të BE-së, me qëllim minimizimin e tyre, 

nxitjen e konkurrencës së lirë dhe rritjen e efektivitetit të fondeve të konsiderueshme përkatëse.

Sot më shumë se kurrë është koha që Kuvendi dhe qeveria të kalojnë Ligjin për Përgjegjshmërinë Materiale të Zyrtarëve të Lartë Publikë, të kërkuar me këmbëngulje nga KLSH në shtatë vitet e fundit si mjet tejet efiçient në luftën kundër korrupsionit. Në këto momente, prokurimi publik duhet të udhëhiqet nga parimet e qeverisjes së hapur, duke qene transparent dhe thelluar llogaridhënien, Situata kërkon arritjen dhe ruajtjen e një ekuilibri midis fleksibilitetit të përkohshëm të rregullave për kryerjen e shpenzimeve dhe përgjegjshmërisë së zyrtarëve publikë të angazhuar në procedurat e prokurimit. Si një institucion ëatchdog, agjent i Kuvendit dhe në shërbim të qytetarëve, KLSH do të ndjekë me vëmendje të gjitha procedurat e prokurimit të kryera gjatë kësaj periudhe, me qëllim që t’i ofrojë Kuvendit dhe publikut opinionin nëse fondet publike nuk janë keqpërdorur, por administruar me ekonomi, efektivitet dhe efiçiencë, nëpërmjet një auditimi dhe raportimi të veçantë, krahas Raportit për Auditimin e Zbatimit të Buxhetit të Konsoliduar të Shtetit për vitin 2019.

Institucioni ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të vijuar funksionin kushtetues të kontrollit të veprimtarisë ekonomike dhe financiare të institucioneve shtetërore (shih Buletinin nr. 1, 2020 të KLSH për periudhën janar-mars 2020). Krahas kornizës rregullative, është përcjellë Udhëzimi i Kryetarit të KLSH “Për zhvillimin e veprimtarisë audituese gjatë kohëzgjatjes së fatkeqësisë natyrore”, nëpërmjet një qasjeje të shtuar drejt kanaleve zyrtare të komunikimit online. Në këtë kohë, krahas auditimeve online, KLSH ka vijuar përmirësimin dhe përditësimin me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të manualeve të auditimit, si të atij financiar, të përputhshmërisë, të performancës, etj., duke ngritur grupet përkatëse të punës. Në përmbushje të detyrimeve ligjore, Kontrolli i Lartë i Shtetit do të vijojë bashkëpunimin në një shkallë më të lartë me Prokurorinë e Përgjithshme, me SPAK dhe institucionet e tjera ligjzbatuese, në denoncimin e rasteve të abuzimit me fondet dhe pronën publike gjatë pandemisë, duke garantuar auditim të thelluar për një proces tenderimi publik sa më transparent, të hapur, gjithëpërfshirës e të përgjegjshëm. Për këtë, KLSH do të vazhdojë të jetë i hapur dhe bashkëpunues me mediat dhe OJF-të e specializuara në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në administratën publike, me qëllim thellimin e luftës kundër korrupsionit edhe në këto situata të pazakonta./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
Politikë

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

1 Qershor, 2025 11:02 pm
Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
Bota

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

1 Qershor, 2025 10:42 pm
Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
Bota

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

1 Qershor, 2025 10:25 pm
Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
Bota

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

1 Qershor, 2025 9:58 pm
Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës
Aktualitet

Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës

1 Qershor, 2025 9:36 pm
Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme
Rajoni

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme

1 Qershor, 2025 9:22 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë, zbardhen detaje të reja: Ngjarja aksidentale…

1 Qershor, 2025 8:59 pm
“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj
Aktualitet

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj

1 Qershor, 2025 8:25 pm
Vetëvritet një tjetër i miturit në Gjirokastër, rasti i dytë brenda dy muajsh!
Aktualitet

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në Vlorë, humb jetën edhe 16-vjeçari

1 Qershor, 2025 8:00 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur

1 Qershor, 2025 7:34 pm
Para
Kishin dalë që në mëngjes, ky është një nga viktimat e vrasjes në Lezhë

Çfarë dyshohet? Pse u ekzekutuan sot dy persona në Lezhë

“Vlerësoj qëndrimet e opozitës”,Meta: Shtimi i testimeve, kërkesë e drejtë

"Vlerësoj qëndrimet e opozitës",Meta: Shtimi i testimeve, kërkesë e drejtë

OBSH: Jemi shumë larg nga përfundimi i koronavirusit, arsyet

OBSH: Jemi shumë larg nga përfundimi i koronavirusit, arsyet
















TE FUNDIT

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
1 Qershor, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Tanea” para vizitës së...

Lexo më shumë

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
1 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përgëzoi sot Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU) për suksesin e një operacioni të madh...

Lexo më shumë

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
1 Qershor, 2025

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme,...

Lexo më shumë

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
1 Qershor, 2025

Irani është përpjekur të forcojë mbrojtjen e tij ajrore, ndërsa ushtria përgatitet për mundësinë e një sulmi izraelit ose amerikan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com