Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD dorëzon në SPAK tre padi penale, nga Blendi Klosi tek Tërmet Peçi

2020/09/17 at 10:58 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD dorëzon në SPAK tre padi penale, nga Blendi Klosi tek Tërmet Peçi

Jamarbër Malltezit ka deklaruar se Partia Demokratike ka paditur në SPAK për krime mjedisore dhe korrupsion ministri i Turizmit Blendi Klosi, kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi dhe Zamir Dedej.

Ndër të tjera  Malltezi shprehet nga selia blu se;“Për të ndaluar shkatërrimin e tyre, ne sot do të depozitojmë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion 3 padi penale ndaj zyrtarëve përgjegjës për katrahurën mjedisore në Parkun Kombëtar të Dajtit, në Monumentin e Natyrës “Uji i Ftohtë” në Tepelenë dhe për vjedhjen e fondeve të mjedisit”, thuhet në deklaratën e Malltezit.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JAMARBËR MALLTEZI

Gjatë 8 viteve, qeveria e Edi Ramës ka bërë dëme të mëdha në çdo fushë. Ekonomia është më keq, njerëzit nuk gjejnë punë, çdo gjë bëhet me para në dorë, krimi është më i pushtetshmi, njerëzit janë më të pasigurt. Mes shumë dështimeve, që rëndojnë dhe ndikojnë për keq jetën e përditshme të qytetarëve, krimet mjedisore janë nga më të rëndat.

Përmes korrupsionit, janë shkatërruar pasuri te mëdha natyrore, për rikuperimin e të cilave duhen me dhjetëra vite.

Për të ndaluar shkatërrimin e tyre, ne sot do të depozitojmë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion 3 padi penale ndaj zyrtarëve përgjegjës për katrahurën mjedisore në Parkun Kombëtar të Dajtit, në Monumentin e Natyrës “Uji i Ftohtë” në Tepelenë dhe për vjedhjen e fondeve të mjedisit.

Blendi Klosi, Zamir Dedej, Edison Konomi dhe Tërmet Peçi duhet të mbajnë përgjegjësi penale për shkatërrimin e pasurive  natyrore të vendit.

Padia e parë ndaj Blendi Klosit dhe Drejtorëve të tij Dedej dhe Konomi bëhet për kthimin e Parkut Kombëtar Dajt në një gurore masive për interesat e xhepit të zyrtarëve dhe oligarkut të qeverisë “Gjoka Konstruksion”. Parku Kombëtar i Dajtit dhe Monumentet e Natyrës si “Shkalla e Tujanit” (ku sipas ligjit duhen zbatuar masat më të rrepta të mbrojtjes së natyrës) janë kthyer në gurore masive dhe diga.

Për të shtuar milionat, Gjoka kthen Parkun e Dajtit dhe monumentet e natyrës në gurore, ndërsa zyrtarët mbyllin sytë, veshët dhe gojën duke lejuar dëm mjedisor dhe vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës.

Padia e dytë është për drejtorin famoz të Klosit, Zamir Dedej.

Ai ka VJEDHUR, përmes shpërdorimit të detyrës rreth 490 mijë euro para publike (deri më sot) fillimisht duke çuar buxhetin e shtetit tek shoqata që drejtonte, derisa u emërua drejtor, e më pas në një shoqatë të paregjistruar fare në QKB dhe me NIPT që nuk ekziston! Kjo veç në Absurdistan mund të ndodhë. Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i ka me padi të gjitha të dhënat për shkeljen e ligjit.

(Sic mund t’a shihni ne fotot bashkëngjitur janë përdorur numra NIPT të ndryshëm për shpallje, fitues tenderi dhe për formularë nënshkrimi kontrate të fituar dhe asnjë nga këto 2 NIPT nuk i përket kësaj shoqate!)

Ky rast është për Guinnes, pasi i ka dhënë një shoqate qindra mijëra euro pa qenë e regjistruar fare në QKB dhe as nuk ka fare NIPT!

Padia e tretë është per Termet Peçin, kryebashkiakun ilegjitim të Tepelenës dhe sërish për Zamir Dedej që kanë lejuar dhe dhënë leje për ndërtim objekti 6 katësh mu në shtrat lumi dhe mu në monumentin e natyrës “Uji i Ftohte”.

Ligji për Zonat e Mbrojtura dhe Ligji për Burimet Ujore e ndalojnë kategorikisht këtë gjë. Kufijtë e zonave të mbrojtura nuk mund të lëvizen sipas interesave të xhepit të zyrtarëve të korruptuar dhe për këtë krim mjedisor ata duhet të japin llogari.

Të treja këto dosje do të dorëzohen që sot në SPAK! Duhet pak vullnet i mirë që këto krime të hetohen pa u zvarritur, pasi dëmi që po shkaktojnë në mjedis është i jashtëzakonshëm./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente
Bota

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente

23 Janar, 2026 10:24 pm
E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë
Aktualitet

E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë

23 Janar, 2026 9:06 pm
Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë
Bota

Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë

23 Janar, 2026 8:28 pm
Djali i Olldashit-Berishës: Ata që flasin në foltore janë “tapë”, s’dinë ç’thonë
Politikë

Djali i Olldashit-Berishës: Ata që flasin në foltore janë “tapë”, s’dinë ç’thonë

23 Janar, 2026 7:32 pm
Protesta/ Berisha thirrje të rinjve: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh
Kryesore

Protesta/ Berisha thirrje të rinjve: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh

23 Janar, 2026 7:21 pm
Agjentët e emigracionit në SHBA arrestojnë 5-vjeçarin në Minesota
Bota

Arrestimi i 5-vjeçarit, J.D Vance: S’do ta linim fëmijën në të ftohtë, ne ndaluam…

23 Janar, 2026 7:14 pm
Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
Bota

Kryeministri i Hungarisë: Vendet kryesore të BE duan që lufta në Ukrainë të vazhdojë

23 Janar, 2026 6:21 pm
TikTok finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA
Bota

TikTok finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA

23 Janar, 2026 5:11 pm
Bloomberg zbulon planin e Trump për Groenlandën
Bota

Bloomberg zbulon planin e Trump për Groenlandën

23 Janar, 2026 3:49 pm
Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sulmi në Groenlandë
Bota

Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sulmi në Groenlandë

23 Janar, 2026 3:07 pm
Para
Kurora plastike e reperit të vrarë, shitet për 600 mijë dollarë

Kurora plastike e reperit të vrarë, shitet për 600 mijë dollarë

Kamëz/ Pronari i një lokali plagos klientin, ndërhyjnë forcat Shqiponja

Kamëz/ Pronari i një lokali plagos klientin, ndërhyjnë forcat Shqiponja

Kush është shqiptari i arrestuar në Dubai, lidhja me vrasjen në ish- Bllok

Kush është shqiptari i arrestuar në Dubai, lidhja me vrasjen në ish- Bllok

TE FUNDIT

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente
23 Janar, 2026

Disa shtete amerikane dhe kryeqyteti amerikan, Uashington, kanë shpallur gjendje emergjente, teksa po përgatiten për një nga stuhitë dimërore më...

Lexo më shumë

E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë

E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë
23 Janar, 2026

Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, i ka dërguar përmes një letre Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), ku u...

Lexo më shumë

Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë

Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë
23 Janar, 2026

Polonia ka njoftuar dërgimin e qindra gjeneratorëve në Ukrainë, ndërsa sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike kanë shkaktuar ndërprerje masive të energjisë elektrike. Sulmet në sistemin energjetik ukrainas kanë çuar në ndërprerje afatgjata...

Lexo më shumë

Djali i Olldashit-Berishës: Ata që flasin në foltore janë “tapë”, s’dinë ç’thonë

Djali i Olldashit-Berishës: Ata që flasin në foltore janë “tapë”, s’dinë ç’thonë
23 Janar, 2026

Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi ka mbajtur fjalë e tij gjatë takimit me kryetarin e PD-së, Sali Berisha. Ai...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com