Parti Demokratike ka ankimuar sot në Gjykatën Kushtetuese vendimin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit me pretendimin se përbën shkelje të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit.
Nëpërmjet ankimimit PD kërkon shfuqizimin e votimit në Kuvend për zgjedhjen e Avokatit të Popullit por edhe pezullim të ushtrimit të detyrës nga Endri Shabani deri sa të shprehet Gjykata Kushtetuese.
Endrit Shabani u zgjodh Avokat Populli më 11 dhjetor të vitit të shkuar, me 85 vota pro, të ardhura nga socialistët dhe socialdemokratët, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike, edhe pse 35 prej tyre i dhanë firmat që të ishte kandidat, e braktisën votimin që në fillim.
Ai u betua me 18 dhjetor në një seancë kaotike teksa kuvendi u kthey në një arenë dhune.

















