Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Patriot shqiptar që vuante nga lakmia për para

2017/02/22 at 7:07 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Patriot shqiptar që vuante nga lakmia për para

Një përshkrim i figurës së Bajram Currit nga ana e konsullit austriak August Kral në një letër dërguar konsullit të përgjithshëm Alfred Rappaport. Dokumenti gjendet në arkivin politik të Arkivit Shtetëror Austriak dhe është dëshmi që tregon sa hollësisht i kanë njohur diplomatët austriakë politikanët shqiptarë të asaj kohe.


«Përfaqësuesit në Shkodër. 1918. Kral drejtuar Rappaport, Shkodër 11.1.1918

I dashur mik! Kërkoj falje që për shkak të një varg rrethanash u vonova t’i përgjigjem shkresës tënde të 9 nëntorit të vitit të kaluar (1917) sa i përket Bajram Currit. Po ngutem ta bëj këtë dhe më lejo të të njoftoj se në bazë të përvojave të mia dhe mendimit tim gjithsesi nuk mund të pajtohem me gjykimin absolutisht negativ që i bëhet Bajram Currit nga pala ushtarake, sidomos nga Cetinja.

Për ta kuptuar atë duhet të merret parasysh edhe e kaluara e tij politike. Ai nuk rrjedh nga një familje bejlerësh, por e ka marrë titullin bej tek më vonë nëpërmjet rangut ushtarak, të cilin ia kishte dhënë Sulltan Abdylhamiti. Zona e tij e ndikimit ishte Malësia e Gjakovës, sidomos fiset Krasniqi dhe Gashi, pjesërisht edhe në Has, ku ai është në rivalitet të ashpër me Riza Bej Gjakovën dhe dy djemtë e tij, të cilët atje rekrutojnë përkrahësit e tyre kryesorë.

Armiqësia mes këtyre fisnikëve me vite të tëra dominoi jetën publike në rrethin e Gjakovës dhe shkaktoi disa herë luftëra të ashpra mes mbështetësve të të dyja palëve. Në kohën e luftërave në lidhje me Kushtetutën në Turqi (1908) Bajram Curri gjendej në mesin e atyre shqiptarëve, të cilët ishin mbledhur në numër të madh në Ferizaj, për të ndikuar në shpalljen e Kushtetutës dhe këtë synonin ta arrinin duke mbajtur qëndrim kërcënues dhe përmes depeshave dëguar Portës së Lartë. Që nga atëherë, së paku për aq sa kemi parë nga jashtë, ai ka qëndruar larg kryengritjeve të ndryshme të kosovarëve kundër turqve, me përjashtim të kryengritjes së fundit (1912), në rrjedhën e së cilës ai hyri në Shkup me rreth 10 mijë shqiptarë.

Gjatë luftës ballkanike ai me përkrahësit e tij luftoi kundër serbëve dhe malazezëve dhe në fund u tërhoq në Selitë, ku qëndroi deri në rënien e Shkodrës (prill 1913). Pastaj qëndroi gjatë këtu dhe më 1914 bashkë me Prenk Pashën mori pjesë në ekspeditën e dështuar kundër kryengritësve në Ishëm. Si shqiptar patriot ai plotësisht ia mbajti anën Princit von Wied, për mbrojtjen e tij shkoi në Durrës me rreth 800 të armatosur dhe braktisi detyrën e tij të atjeshme bashkë me Isa Boletinin tek pas largimit të Princit von Wied (në fillim të shtatorit 1914), më parë ai ishte treguar i gatshëm ndaj nesh për të luftuar serbët dhe malazezët dhe për këtë qëllim kishte marrë prej meje një shumë të caktuar parash.

Ai ia kishte dalë që bashkë me Isa Boletinin të marrë me vete nga Durrësi dy topa të përshtatshëm për luftë në terrene malore dhe municionin përkatës. Tërë ekspedita shkoi me barkë në Medua (Shëngjin) dhe pastaj një pjesë përmes Shkodrës, pjesa tjetër përmes Kallmetit arriti në zonën kufitare. Pastaj nën udhëheqjen e tij vazhdimisht u kryen sulme kundër malazezëve dhe serbëve. Që këto aksione nuk patën suksesin e duhur nga aspekti ushtarak ishte pasojë e unitetit të mangët të shqiptarëve, rivalitetit mes Bajram Currit, Riza Bej Gjakovës dhe Hasan Bej Prishtinës, por në pjesën më të madhe edhe për shkak të gabimeve dhe lëshimeve nga ana jonë.

Siç e di ne nuk mund t’u jepnim luftëtarëve shqiptarë as para, as ushqime, as prijës, as armë dhe municion në masë deri diku të duhur, andaj këta njerëz të mjerë vareshin vetëm nga sakrifica e tyre, nga vetja e tyre. Përveç kësaj Bajram Curri u tradhtua nga bijtë e Riza Bej Gjakovës, andaj qe i detyruar të arratiset. Ai erdhi në Shkodër, qëndroi këtu deri në hyrjen e malazezëve dhe në fund të qershorit 1915 shkoi në Mirëditë, ku priti avancimin e trupave tona, ku mori pjesë aktivisht dhe me sukses bashkë me kushëririn e tij Hysni Currin. Unë e konsideroj Bajram Currin gjithsesi patriot shqiptar dhe lojal ndaj politikës sonë. E gjithë e kaluara e tij dhe sidomos sjellja e tij gjatë kohës së Wiedit dhe gjatë Luftës Botërore tregojnë për evidencë se atij nuk mund t’i mohohet karakteri i qëndrueshëm.

Akuza që i bëhet nga ushtarakët tanë – bazuar në lajmet e dyshimta të oficerëve çekë dhe serbë të spiunazhit – se ai vetë ua kishte dhënë malazezëve njërin prej topave të tij dhe se kishte lidhur pakt me ta, mua më duket se mbështetet në parakushte dhe përshtypje të gabueshme. Me sa di unë dhe përkundër supozimit të ushtarakëve tanë ai kurrë nuk ka negociuar me bullgarët. Që pala bullgare e ka joshur dhe e ka shfrytëzuar keqkuptimin që ekziston mes autoriteteve tona ushtarake dhe atij (Bajram Currit) është e vetëkuptueshme. Kur Basriu deshi të themelojë në Dibër qeverinë e tij famoze të Shqipërisë së pavarur (shkurt, mars 1916), ai i kishte ofruar Bajram Currit postin e ministrit të Luftës. Kjo duket shumë për këtë të fundit (Bajram Currin), i cili, duke lënë anash të gjitha motivet vanitoze shqiptare, nuk iu përgjigj ofertës dhe na qëndroi neve besnik. Nuk më është e njohur se ai mund të jetë i komprometuar nga dosjet sekrete serbe si Prenku, Marka Gjoni, Primo Doçi dhe të tjerë. Ana e errët në karakterin e Bajram Currit është interesi vërtet i tmerrshëm personal, lakmia për para. Por këtu duhet të theksohet se ai nuk është i pasur dhe se përherë i duhen shumë para për të ruajtur ndikimin te malësorët, gjë që ka për pasojë që ai zakonisht gjendet në vështirësi financiare.

Të kërkosh prej tij përkrahje me armë apo ndonjë veprimtari tjetër patriotike, e cila është e lidhur me harxhime të mëdha, është e mundshme vetëm nëse i vihen në dispozicionet mjetet e nevojshme. Në komandat e Perandorisë Austrohungareze në Gjakovë dhe Zhur atij i është zënë shumë për të madhe që vitin e kaluar herë pas here ka lejuar parregullësi gjatë mbledhjes së një të dhjetës së prodhimeve bujqësore në Has, por me atë rast nuk e kishte parasysh se faji i tij padyshim ekzistues bazohej në zakone të vjetra ose keqpërdorime.

Secili bej në kohërat osmane ka menduar të përjetojë gjatë shitjes së një të dhjetës së prodhimeve bujqësore. Është e qartë që ne po i luftojmë këto keqërdorime, gjë që po bëhet me sukses; njëkohësisht për shkak të ngjarjeve të tilla nuk duhet të gjykojmë politikisht njerëzit përkatës. Jo vetëm për shoqërinë, por edhe për individin nuk është punë e lehtë që mentaliteti tradicional mesjetar që bazohet në cubni të zëvendësohet me koncepte të reja, morale dhe të veprohet sipas tyre, përkundër domosdoshmërisë për të siguruar ekzistencën personale.

Bajram Curri është i biri i njëfarë Shakir Aga Curri nga Krasniqja. Dy prej tre vëllezërve të tij kanë vdekur; njëri thuhet se është shurdhmemec. I mirënjohuri Hysni Curri, i biri i Ibrahim Agës, një vëllai të Shakir Agës, është kushëri i tij. Ky i fundit mendoj se ndaj nesh është absolutisht besnik në kuptimin politik. Për nga karakteri dhe jeta private, interesi personal, ai fund e krye i përngjan kushëririt të tij.

Aty ku bëhet fjalë për interesin personal, nuk duhet pritur qëndrim altruist as nga Bajrami, as nga Hynsiu. Meqë nën administratën tonë pushteti i bejlerëve nuk bazohet më në shtypje dhe eksploatim të bujqve, por në merita pesonale dhe zell personal, Bajrami dhe Hysniu kanë humbur shumë autoritet te popullsia, ndonëse nuk mund të mohohet se kanë njëfarë ndikimi. Pranoni, i dashur mik, përshëndetjet e mia të përzemërta. Kral».

Burimi: Arkivi Shtetëror i Austrisë

Përktheu nga gjermanishtja: Enver ROBELLI/ dialogplus

Etiketa: Alfred RappaportArkivit Shtetëror AustriakAugust KralBajram Curriletrapara


Ju sugjerojmë

Kalifornia ndalon qëndrimin e të pastrehëve në kampe/ Vendimi shkakton debate
Bota

Kalifornia ndalon qëndrimin e të pastrehëve në kampe/ Vendimi shkakton debate

1 Qershor, 2025 3:11 pm
Punëtori i huaj ndërron jetë pas rënies nga pallati, arrestohet inxhinieri i firmës
Aktualitet

Punëtori i huaj ndërron jetë pas rënies nga pallati, arrestohet inxhinieri i firmës

1 Qershor, 2025 3:02 pm
‘Hollywood në Gjirokastër’/Rama: Vendi, mundësi të jetë në hartën e filmave botërorë
Aktualitet

‘Hollywood në Gjirokastër’/Rama: Vendi, mundësi të jetë në hartën e filmave botërorë

1 Qershor, 2025 2:51 pm
1 Qershori/ Veliaj: Morëm vendime të drejta ‘për dritën e syve’ të çdo prindi
Aktualitet

1 Qershori/ Veliaj: Morëm vendime të drejta ‘për dritën e syve’ të çdo prindi

1 Qershor, 2025 2:34 pm
U gjetën në ujërat shqiptare, ndërron jetë turisti, në gjendje kritike një tjetër
Aktualitet

U gjetën në ujërat shqiptare, ndërron jetë turisti, në gjendje kritike një tjetër

1 Qershor, 2025 2:09 pm
Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…
-Teknologji

Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…

1 Qershor, 2025 2:04 pm
Boshatisja e kampit në Gjadër, Meloni: Gati dekreti për të ndaluar gjyqtarët e emigracionit të marrin vendime në Apelin e Romës
Bota

Kërcënimet ndaj vajzës së Melonit,autori../Kryeministrja:Kaluan kufijtë e njerëzores

1 Qershor, 2025 1:39 pm
Për rafting në Shkumbin/ Të huajt zgjedhin Shqipërinë edhe për sportet e aventurës
Aktualitet

Për rafting në Shkumbin/ Të huajt zgjedhin Shqipërinë edhe për sportet e aventurës

1 Qershor, 2025 1:09 pm
Turistë gjermanë në Manastirin e Zvernecit/ Vlerësojnë akitekturën e peisazhin
Aktualitet

Turistë gjermanë në Manastirin e Zvernecit/ Vlerësojnë akitekturën e peisazhin

1 Qershor, 2025 12:57 pm
7 të vdekur nga shpërthimi i 2 urave në Rusi/ Dyshime për akte sabotazhi nga Kievi
Bota

7 të vdekur nga shpërthimi i 2 urave në Rusi/ Dyshime për akte sabotazhi nga Kievi

1 Qershor, 2025 12:41 pm
Para
Live/ NASA: Kemi zbuluar disa planetë të ngjashëm me Tokën

Live/ NASA: Kemi zbuluar disa planetë të ngjashëm me Tokën

Meta: Zgjedhjet e 18 qershorit janë kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE

Meta: Zgjedhjet e 18 qershorit janë kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE

Cili është ministri më i suksesshëm i qeverisë ?

Ylli Manjani largohet nga politika, ja për çfarë kandidon
















TE FUNDIT

Kalifornia ndalon qëndrimin e të pastrehëve në kampe/ Vendimi shkakton debate

Kalifornia ndalon qëndrimin e të pastrehëve në kampe/ Vendimi shkakton debate
1 Qershor, 2025

Një ligj i ri i miratuar në Kaliforni ndalon ngritjen e kampeve nga të pastrehët në hapësira publike, si trotuare,...

Lexo më shumë

Punëtori i huaj ndërron jetë pas rënies nga pallati, arrestohet inxhinieri i firmës

Punëtori i huaj ndërron jetë pas rënies nga pallati, arrestohet inxhinieri i firmës
1 Qershor, 2025

Bie nga pallati në ndërtim, vdes punëtori i huaj në Tiranë. Inxhinieri i firmës së ndërtimit, pas ngjarjes së ndodhur...

Lexo më shumë

‘Hollywood në Gjirokastër’/Rama: Vendi, mundësi të jetë në hartën e filmave botërorë

‘Hollywood në Gjirokastër’/Rama: Vendi, mundësi të jetë në hartën e filmave botërorë
1 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se ‘Hollywood vjen në Gjirokastër’, pasi sipas tij ky...

Lexo më shumë

1 Qershori/ Veliaj: Morëm vendime të drejta ‘për dritën e syve’ të çdo prindi

1 Qershori/ Veliaj: Morëm vendime të drejta ‘për dritën e syve’ të çdo prindi
1 Qershor, 2025

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar në rrjetet sociale një mesazh për fëmijët në ditën e 1 qershorit. Veliaj ndër të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com