Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Patriarku Bartolomeu: Kryepeshkopi Anastas, i pazëvendësueshëm

2025/01/30 at 1:40 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Patriarku Bartolomeu: Kryepeshkopi Anastas, i pazëvendësueshëm

Në ceremoninë mortore për Kryepeshkopin Anastas Janullatos ka mbajtur fjalën edhe Patriarku Ekumenik Bartolomeu, i cili e ka konsideruar ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Shqipërisë një humbje të madhe.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se me përkushtimin dhe urtësinë e tij, Janullatos ishte bërë një figurë e spikatur dhe e respektuar në Kishë, në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Shtylla e madhe e Kishës Ortodokse në Shqipëri ka rënë! Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, ka ndërruar jetë pranë Zotit! Edhe pse mosha e tij e madhe dhe përkeqësimi i shëndetit na kishin përgatitur për fundin e tij të afërt në këtë jetë tokësore, humbja e një Ati shpirtëror dhe udhëheqësi të tillë kishtar shkakton një dhimbje të thellë njerëzore! Anastasi ishte shërbëtori i mrekullisë së ringjalljes së Kishës Orthodhokse në Shqipëri, pas natës së errët dhe të zymtë të ateizmit të organizuar dhe pas persekutimit të madh që regjimi ateist i bëri të krishterëve.

Kur ai regjim ra dhe u krijua mundësia për rindërtimin e kishës këtu, Kisha e Shenjtë Mëmë, Patriarkana e Kostandinopojës, nisi kërkimin për një burrë të pajisur me cilësi të veçanta, i cili do të mund të merrte përsipër shpëtimin e anijes së tronditur nga stuhitë. Ky burrë duhej të mishëronte virtytin, zgjuarsinë, vendosmërinë, shpirtin luftarak, punën e palodhur, zgjuarsinë diplomatike, njohjen ndërkombëtare, nëse ishte e mundur, besimin e palëkundur në misionin e shenjtë, përkushtimin ndaj traditave të shenjta dhe dashurinë për popullin e vuajtur të Zotit. Të gjitha këto cilësi i gjetëm tek Mitropoliti i atëhershëm titullar i Andrusës, një njeri i dalluar që kishte ndritur në misionin e tij në Afrikë dhe që kishte fituar një emër të respektuar në botën akademike. Me përkushtimin dhe urtësinë e tij, ai ishte bërë një figurë e spikatur dhe e respektuar në Kishë, në mënyrën më të mirë të mundshme!

Sigurisht, shërbesa e tij baritore nuk ishte pa furtuna! Ai e udhëhoqi Kishën nëpër rrugë të ngushta dhe përmes sfidave të mëdha, duke ecur shpeshherë në tehun e shpatës. Megjithatë, ai zotëronte hirin për të zgjedhur bashkëpunëtorët e duhur, për të hapur shtigje aty ku dukej se çdo rrugë ishte e mbyllur dhe për të gjetur burimet e nevojshme për ringjalljen e Kishës nga hiri. Kishat, manastiret, shkollat, Seminari Teologjik dhe Klerikal, spitalet dhe institucionet e tjera në shërbim të komunitetit janë vetëm disa nga arritjet e shumta të tij”, tha Patriarku Bartolomeu.

Ju sugjerojmë

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
Aktualitet

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

9 Nëntor, 2025 6:20 pm
Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

9 Nëntor, 2025 1:09 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Para
Studentët serbë nisin marshimin nga Beogradi drejt Novi Sadit

Studentët serbë nisin marshimin nga Beogradi drejt Novi Sadit

Korçë/ U rrëzua aksidentalisht nga zetori, humb jetën 69-vjeçari

Elbasan/ Banesa përfshihet nga flakët, gruaja digjet brenda shtëpisë ku jetonte vetëm

Mbyllen hetimet, SPAK dorëzon në GJKKO dosjen “Partizani”

Mori 2 mijë euro për legalizimin e një banese në Fier, SPAK dërgon për gjykim punonjësin e Kadastrës dhe 2 të tjerë

TE FUNDIT

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
9 Nëntor, 2025

Ora 18:00 ka shënuar zyrtarisht mbylljen e procesit zgjedhor në 5 bashki të vendit ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
9 Nëntor, 2025

Vijon procesi i votimi në 5 bashkitë e vendit që po mbajnë sot zgjedhjet lokale. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...

Lexo më shumë

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
9 Nëntor, 2025

Dashi Duhet të bëni më të mirën tuaj në punë nëse duhet të fitoni respektin e atyre që ju rrethojnë....

Lexo më shumë

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
8 Nëntor, 2025

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com