Deputeti dhe ish- nënkryetar i PD-së, Astrit Patozi ka treguar sot në “ABC News” se ai ka patur një drekë me Eduart Selamin.
Ai ka treguar se i ka kërkuar Selamit që të tërhiqet nga gara për kreun e PD-së, që ta lërë Bashën të vetëm në garë, duke i bërë ‘nul’ zgjedhjet për kryetar partie. Mirëpo, sipas Patozit, Selami nguli këmbë se ai nuk ishte një patericë e Bashës.
“I kërkova që të tërhiqet nga gara. I thashë se ai është më keq se Maqo Lakrori dhe do të hyjë në histori me këtë që bën.
Por ai kishte mendim tjetër dhe mendonte se do fitonte. Unë e ftoj sërish që të tërhiqet nga gara”, tha Patozi.