Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Patozi: Lulzim Basha një javë para 18 majit vajti e iu ul në gjunjë Ilir Metës

2017/07/26 at 7:50 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Patozi: Lulzim Basha një javë para 18 majit vajti e iu ul në gjunjë Ilir Metës

Astrit Patozi nëpërmjet një statusi në Facebook është shprehur se Basha është në provë për të ngritur opozitën. Më tej Patozi tha se Basha akuzohet për pazare me Edi Ramën. Sa i përket LSI  Patozi shkruan se Basha duhet të tregojë se çfarë ka ndodhur tek ai që një javë para 18 majit vajti e iu ul në gjunjë Ilir Metës: “Tek ai takimi i famshëm, që nuk u mbajt dot i fshehtë dhe pastaj u hodh në krahët e Ramës, duke identifikuar partinë e presidentit si shënjestrën kryesore të fushatës”.


Reagimi i plotë i Patozit.

ËSHTË LULZIM BASHA NË PROVË, JO OPOZITA

Dëgjova sot Lulzim Bashën të merrte ne dorë skeptrin e opozitës dhe të përcaktonte kushtet, që duhet të plotësonte dikush për t’u pranuar të luftonte me qeverinë nën flamurin e tij. 
Dhe mendova se sa të fyer duhet të jenë ndjerë ata burra dhe gra, me qindra mijëra kudo në Shqipëri, të cilët kanë zgjedhur të jenë kundërshtarë me Edi Ramën dhe me Partinë Socialiste në katër vitet e ardhshme.
Nuk ka asnjë kategori opozitari sot në Shqipëri që të pranojë Lulzim Bashën për juri të vlerësimit të aktivitetit të tij dhe kjo nuk ka të bëjë me asnjë paragjykim për të. Kryesisht për meritë të tij, Partia Demokratike ka humbur shumë nga pesha e saj specifike në parlament e kudo, ndonëse ende në numra ajo mbetet si forca më e madhe e opozitës edhe sot.
Por nganjëherë numrat nuk të ndihmojnë, sepse në politikë shpesh marrin më shumë vlerë kauzat dhe morali.
Lulzim Basha është sot, që po flasim, politikani më i kompromentuar në Tiranë, i cili akuzohet nga të gjitha anët për një pazar të mbyllur dhe okult me Edi Ramën. Edhe në mos qoftë ashtu, siç flitet gjerësisht, marrëveshja e 18 majit ishte e tillë që fundosi përfundimisht shpresat e Partisë Demokratike, por edhe të çdo partie dhe fluksi që sot është në opozitë, për një rezultat pozitiv në zgjedhjet e 25 qershorit.

Ndaj edhe Lulzim Basha sot nuk është në borxh deri në fyt vetëm me demokratët, të cilët i çoi me duart e veta në kasaphanën e Edi Ramës, por edhe me të tjerët. Dhe në këto rrethana, ai mund të jetë njeriu i fundit që mund të përcaktojë rregullat e opozitës, e aq më pak të klasifikojë se cilët janë ose jo kundërshtarët e qeverisë.
Askush sot në Shqipëri nuk ka ndonjë detyrim të provojë opozitarizmin e vet përballë Lulzim Bashës, ndërkohë që ky i fundit është në provë para gjithkujt, nëse do ta ketë seriozisht apo jo betejën me Partinë Socialiste, ashtu siç ka premtuar në shtator. 
Njoh me qindra dhe mijëra demokratë, mosbesimi i të cilëve ndaj kryetarit të saposhkrirë ka shkuar aq larg, sa e kam vështirë të gjej një “trimëri” të tij që mund t’ua rikthente prapë.
Nëse e ka fjalën edhe për LSI-në, Lulzim Basha duhet të shprehet se çfarë ka ndryshuar tek ai, që një javë para 18 majit vajti e iu ul në gjunjë Ilir Metës (tek ai takimi i famshëm, që nuk u mbajt dot i fshehtë) dhe pastaj u hodh në krahët e Ramës, duke identifikuar partinë e presidentit si shënjestrën kryesore të fushatës. E mbi të gjitha çfarë rrethanash kanë ndryshuar dhe çfarë garancish ka tani që këtij “fjalëmbajturit” të çadrës së lirisë nuk do t’i dalë diçka tjetër në të ardhmen që ta joshë njësoj si më 18 maj? Kjo është një pyetje që me siguri ia bëjnë vetes të gjithë ato forca politike, që kanë vendosur me vullnetin e tyre apo kanë qenë të detyruara të pranojnë opozitën me Edi Ramën. Dhe, sipas meje, janë në të drejtë të Zotit që ta bëjnë.

Por Lulzim Basha ka edhe një arsye tjetër pse nuk mund të gafurret dhe nuk mund të nxitojë sot të luajë rolin e korifeut të opozitës. Sepse ai sapo ka dalë nga një palë zgjedhjesh të neveritshme në Partinë Demokratike, të cilat, sikur të mos mjaftonte që ishin farsë, por edhe i manipuloi. 
Dhe tani që mbushja e kutive të votimit u provua, Lulzim Basha u detyrohet të gjithë demokratëve, si atyre që refuzuan farsën, por edhe të tjerëve që e votuan. Të parëve se u mohoi garën, kurse të dytëve se u tall keq me votën e tyre. 
Ndaj mos e merrni seriozisht Lulzim Bashën! Ai thjesht po ngutet të paraqitet me shpejtësi si drejtuesi i fronti antiqeveritar, a thua se kjo është një dekoratë, nga ato që kanë shpërndarë pa doganë presidentët tanë. 
Kryetari falso i një partie, qoftë kjo edhe më e madhja në shifra, nuk mund të jetë kurrë lideri real i opozitës. Sepse opozita është shpirt dhe frymëzim, përballje dhe vendosmëri, tolerancë dhe mençuri, bashkim dhe mirëkuptim, koncepte këto, që nuk kanë asnjë lidhje me Lulzim Bashën.

 



Ju sugjerojmë

Vodhën 69 mln lekë nga pensionet, arrestohen 3 zyrtaret e Postës Shqiptare
Kronikë

Vodhën 69 mln lekë nga pensionet, arrestohen 3 zyrtaret e Postës Shqiptare

16 Korrik, 2026 9:18 am
Rama publikon pamje nga fushat me luledielli në Rrogozhinë: I shtojnë vlerë turizmit
Aktualitet

Rama publikon pamje nga fushat me luledielli në Rrogozhinë: I shtojnë vlerë turizmit

16 Korrik, 2026 8:57 am
Gara në PD/ Flamur Noka rizgjedhjet sekretar i Përgjithshëm, Këlliçi mposht Boçin
Kryesore

Gara në PD/ Flamur Noka rizgjedhjet sekretar i Përgjithshëm, Këlliçi mposht Boçin

16 Korrik, 2026 8:36 am
Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
Kryesore

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht

15 Korrik, 2026 10:34 pm
Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
Kronikë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

15 Korrik, 2026 9:29 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

Trump telefonon Netanyahun,i kërkon të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani

15 Korrik, 2026 6:36 pm
Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
Bota

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

15 Korrik, 2026 5:32 pm
Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
Kryesore

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

15 Korrik, 2026 5:27 pm
Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023
Bota

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

15 Korrik, 2026 4:32 pm
Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
Aktualitet

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

15 Korrik, 2026 2:48 pm
Para
Ja çfarë mund të shkaktojnë medikamentet antidepresantë

Ja çfarë mund të shkaktojnë medikamentet antidepresantë

E fundit/ LSI bashkon votat, Këshilli Bashkiak vendos rritjen e çmimit të ujit në Tiranë

E fundit/ LSI bashkon votat, Këshilli Bashkiak vendos rritjen e çmimit të ujit në Tiranë

Çfarë bën kështu Arberie Hadërgjonaj? I çmende ndjekësit e Instagramit

Çfarë bën kështu Arberie Hadërgjonaj? I çmende ndjekësit e Instagramit
















TE FUNDIT

Vodhën 69 mln lekë nga pensionet, arrestohen 3 zyrtaret e Postës Shqiptare

Vodhën 69 mln lekë nga pensionet, arrestohen 3 zyrtaret e Postës Shqiptare
16 Korrik, 2026

Tre zyrtare të filialit të Postës Shqiptare në Durrës kanë rënë në prangat e policisë, pasi dyshohen se kanë përvetësuar...

Lexo më shumë

Rama publikon pamje nga fushat me luledielli në Rrogozhinë: I shtojnë vlerë turizmit

Rama publikon pamje nga fushat me luledielli në Rrogozhinë: I shtojnë vlerë turizmit
16 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë pamje nga fushat me...

Lexo më shumë

Gara në PD/ Flamur Noka rizgjedhjet sekretar i Përgjithshëm, Këlliçi mposht Boçin

Gara në PD/ Flamur Noka rizgjedhjet sekretar i Përgjithshëm, Këlliçi mposht Boçin
16 Korrik, 2026

Flamur Noka ka marrë shumicën e votave të Këshillit Kombëtar të PD-së duke sigurar një tjetër mandat katër vjeçar si...

Lexo më shumë

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
15 Korrik, 2026

Kryedemokrati Sali Berisha sqaroi në një prononcim për mediat se kandidatët në garën e brendshme për strukturat drejtuese të PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}