Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Patentat/ Ja si ndryshon në vazhdim testimi teorik për 8 kategoritë e patentave

2018/07/24 at 7:23 PM
në Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Patentat/ Ja si ndryshon në vazhdim testimi teorik për 8 kategoritë e patentave

Nga muaji mars i këtij viti kanë hyrë në fuqi përditësimet e pyetësorit teorik për katër kategoritë bazë të lejeve të drejtimit si A1, A2, B1 dhe B.


Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor në përputhje me udhëzimin e ministrit të Transporteve ka përfunduar përditësimin e pyetësorit edhe për 4 kategori të tjera si C1, C1E, D1 dhe D. Specialisti në Drejtorinë e Kualifikimeve Profesionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, Ilir Gjelishti, në intervistën dhënë gazetës “Panorama” shpjegoi ndryshimet që do të ketë pyetësori teorik për lejet e drejtimit. Gjelishti tha se pyetësori është përmirësuar totalisht, ku nga 7131 fjali që ishin janë reduktuar në 4871. Sipas tij, marzhi i lejuar i gabimeve nuk ndryshon dhe kandidatët duhet t’u përgjigjen saktë 36 pyetjeve.

Si ka ndryshuar testimi për njohuritë teorike të kandidatëve që do të pajisen me patentë të re?

Nga janari i vitit 2017 për lejet e drejtimit ka një rikonceptim të procedurës, që nis që nga përgatitja e kandidatëve në autoshkolla me programe të reja, mënyra e testimit të kandidatëve dhe më pas pajisja me lejen e drejtimit, që janë bërë në përputhje me direktivën europiane. Ndryshimet e kryera për pyetësorin teorik kanë hyrë në fuqi në muajin mars të këtij viti dhe janë vënë në përdorim po në këtë muaj, pas dakordësisë të të gjitha palëve. Një vit pasi u vu në përdorim pyetësori, u ripërditësua, pasi ishte lënë detyrë nga udhëzimi i ministrit të Transporteve të miratuar në qershor të vitit 2016, të çohet në provë një vit, të diskutohet me grupet e interesit, të bëhen ndryshimet e nevojshme dhe të miratohen përfundimisht. Pra, pyetësori teorik është përditësuar, ku para një viti ka qenë me 7131 fjali. Pas lënies në provë për 1 vit dhe konsultimeve me grupet e interesit, numri i fjalive është reduktuar në 4871. Reduktimi i pyetësorit teknik u krye për kategoritë bazë të lejeve të drejtimit që përfshin, A1, A2, B1 dhe B. Pra, ne përgatisim pyetësorët dhe programi elektronik në bazë të strukturës që ka përcaktuar direktiva europiane, zgjedh 40 pyetjet nga 4871 fjali që ka pyetësori teorik, për të cilat duhet të përgjigjet kandidati. Për çdo kandidat që i nënshtrohet testimit teorik, testi është i veçantë, pra, nuk ka teste të njëjta.

A sjell lehtësi për qytetarët përditësimi i pyetësorit teorik?

Ne jo vetëm ulim numrin e çështjeve që trajtohen, por kandidatit i shtrohet pyetja: A është e saktë fjalia apo e gabuar? Pra 40 pyetjet që ushtrohen në test, janë mbi fjalitë se kush jep informacion të saktë dhe kush është e gabuar dhe kandidati për këtë duhet të përgjigjet. Pra, me shkurtimin e fjalive, sistemin e tyre dhe duke ulur numrin e tyre, kandidatit i lehtësohet testimi, për t’iu dhënë përgjigje 25 tematikave që trajtohen në leksione, të nevojshme për të qenë kalues të testimit teorik. Po ashtu, rreth 40 për qind e fjalive që ishin një vit më parë, janë riformatuar për t’u bërë më të kuptueshme dhe më të thjeshta për t’u kuptuar nga qytetarët që do të pajisen me leje drejtimi.

Ju sapo keni përfunduar përditësimin e pyetësorit teorik për 4 kategoritë bazë të lejeve të drejtimit, a do të ketë ndryshime për 4 kategoritë e tjera?

Ka përfunduar përditësimi i pyetësorit për kategoritë C1, C1E, D1 dhe D dhe ua kemi dërguar për vërejtje dhe propozime konkrete, dy shoqatave të autoshkollave, Drejtorive Rajonale dhe autoshkollave kryesore që kryejnë aktivitetin në territore të juridiksionit të tyre për të mundësuar nëpërmjet këtij bashkëpunimi, vënien në përdorim të një pyetësori korrekt, cilësor dhe në përputhje me kërkesat e direktivës europiane. Edhe në këtë rast ndryshimet konsistojnë në shkurtimin e disa problematikave, të cilat janë cilësuar të tepërta për kandidatët të propozuara gjatë vitit nga autoshkollat. Pyetjet që do t’u përgjigjen kandidatët do të jenë më koncize, pasi edhe përmbajtja e fjalive është shkurtuar në mënyrë që të mos humbasë interesi i tyre për të mësuar programet e autoshkollave.

Kandidatët që do të pajisen për herë të parë me patentë, a do t’u lejohet një marzh më i ulët gabimi për 40 pyetjet?

Marzhi i gabimeve të lejuara nuk ndryshon dhe do të vazhdojë të jetë te 10 për qindëshi për 40 pyetje të testimit. Pra, për 40 pyetje, marxhi i gabimit të lejuar do të jetë 4 dhe kjo është në përputhje me direktivën europiane. Këto praktika janë të ngjashme me vendet si Italia, Holanda apo Gjermania që kanë të njëjtin prag kalimi për marrjen e testit./ Dorina Azo Panorama

Etiketa: kategoritendryshimetpatentattestimi teorik


Ju sugjerojmë

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
Sociale

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

3 Gusht, 2025 10:43 pm
Rritet dhuna digjitale ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri, vajzat më të prekura
Kryesore

Rritet dhuna digjitale ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri, vajzat më të prekura

24 Korrik, 2025 11:16 am
Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/Në fund të Europës për vlerën ekonomike
Kryesore

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/Në fund të Europës për vlerën ekonomike

22 Korrik, 2025 8:21 am
Edlira Cepani në 15-vjetorin e martesës: Dashuria që krijuam s’njeh kufij mes botëve
Kryesore

Edlira Cepani në 15-vjetorin e martesës: Dashuria që krijuam s’njeh kufij mes botëve

18 Korrik, 2025 1:31 pm
Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale
-Shëndeti

Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale

15 Korrik, 2025 11:18 am
Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për t’u rikthyer në Shqipëri
Kryesore

Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për t’u rikthyer në Shqipëri

3 Korrik, 2025 7:15 pm
Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6
Sociale

Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6

3 Korrik, 2025 6:29 pm
“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve
Sociale

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

21 Qershor, 2025 9:31 am
Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët
Kryesore

Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët

20 Qershor, 2025 4:01 pm
Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025
Kryesore

Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025

20 Qershor, 2025 8:32 am
Para
E fundit/ Plagosen me thikë babë e bir, autori ia mbath maleve

E fundit/ Plagosen me thikë babë e bir, autori ia mbath maleve

Nesër në “Dashuri Bardhë e Zi”/  Asllë shkon të abortojë fëmijën, Gylsym ndihmon Xhunijetin të hyjë në vilë

Nesër në “Dashuri Bardhë e Zi”/ Asllë shkon të abortojë fëmijën, Gylsym ndihmon Xhunijetin të hyjë në vilë

Video/ Zjarrëfikësi grek poston live pamje dhe foto, ja çfarë po ndodh aktualisht në Athinë

Video/ Zjarrëfikësi grek poston live pamje dhe foto, ja çfarë po ndodh aktualisht në Athinë
















TE FUNDIT

Korçë/ Konflikt me thika , një 40-vjeçar në gjendje të rëndë

Korçë/ Konflikt me thika , një 40-vjeçar në gjendje të rëndë
15 Gusht, 2025

Një 40-vjeçar ka mbërritur në gjendje kritike për jetën në Spitalin Rajonal të Korçës pas një konflikti me thika. Sipas...

Lexo më shumë

Banesa dhe krerë të humbur nga zjarret në vend, Rama premton rifinancim

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
15 Gusht, 2025

Edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret e ditëve të...

Lexo më shumë

Zelensky para takimit Trump-Putin: Po na vrasin dhe në ditën e negociatave!

Zelensky: Nuk do të luaj lojërat e Putinit me armëpushime të shkurtra
15 Gusht, 2025

Volodymyr Zelensky i është përgjigjur raporteve për sulme ruse në të gjithë Ukrainën, të cilat po ndodhin teksa Presidenti amerikan...

Lexo më shumë

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra
15 Gusht, 2025

Një tërmet u shënua pasditen e sotme në vendin tonë. Epiqendra e tërmetit ishte në qytetin e Krujës. Sipas të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com