Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pasuritë e konfiskuara me burim të paligjshëm, ministri Hoxha: Qëllim kthimi në shërbim të publikut! 

2025/02/12 at 12:13 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pasuritë e konfiskuara me burim të paligjshëm, ministri Hoxha: Qëllim kthimi në shërbim të publikut! 

Asetet e konfiskuara nga krimi i organizuar dhe si të paligjshme janë në rritje. Kështu konfirmoi sot Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. 


Deklarata u bë në konferencën “Nga Fitimet e Paligjshme te e Mira Publike: E Ardhmja e Aseteve të Konfiskuara”, ku marrin pjesë drejtues të agjencive ligjzbatuese, ekspertë dhe përfaqësues institucionesh e organizatash lokale.  

Ministri Hoxha bëri edhe një ekspoze të situatës, duke nënvizuar se lufta kundër krimit është sukses vetëm, kur konfiskohen pasuritë apo asetet që vijnë si rezultat i një veprimtarie kriminale. 

Në këtë kontekst ai vlerësoi punën që po bën Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).  

“Qëllimi i kësaj konference është të shkëmbehen përvojat në vend me ato të autoriteteve të huaja, për mënyrën më efikase të ri-përdorimit të aseteve me burime kriminale, në mënyrë që ato të vihen në shërbim të publikut”, tha ai ndër të tjera. 

Ministri Hoxha u shpreh edhe se:  

“Finalja është miradministrimi i një aseti të tillë, që nënkupton kthimin e tij në shërbim të publikut. Qoftë përmes shfrytëzimit nga struktura shtetërore, qoftë edhe dhënies në përdorim privatëve, apo shitjes përfundimtare në ankand, të dyfishtë, siç e parashikon ligji”. 

Sipas kreut të dikasterit, konfiskimi i aseteve me burime nga veprimtaria kriminale është faza përmbyllëse e luftës kundër. 

“Marrja në administrim e një prone të krijuar me burime të paligjshme, është faza përmbyllëse e gjithë përpjekjes ndërinstitucionale për të goditur krimin në pikën e tij nevralgjike, që janë pronat, pasuritë, paratë”, u shpreh Hoxha. 

Duke folur për punën e AAPSK, Hoxha tha se ajo gëzon mbështetjen e Ministrisë së Brendshme, Policisë dhe strukturave të tjera ligjzbatuese.  

Gjithashtu ai foli edhe për sfidat me të cilat përballet kjo agjenci.  

“Që puna e veprimtaria e Agjencisë (AAPSK), të jetë efikase dhe sa më larg presionit të nëndheshëm që ushtron krimi i organizuar, ka nevojë të domosdoshme për mbështetjen e Policisë,” u shpreh Ministri i Brendshëm. 

Në fjalën e tij, ai bëri të qartë se lufta kundër krimit dhe aseteve kriminale është pa asnjë kompromis dhe do të vijojë pareshtur.  

“Ne duam që të shkurajojmë ata individë apo rrjete kriminale, që mendojnë se mund të përfitojnë në mënyrë të paligjshme e më pas t’i shijojnë frytet e një veprimtarie të tillë”, theksoi Hoxha.  

Duke përmendur disa nga rezultatet e arritura nga AAPSK, Hoxha pohoi se “janë një numër i konsiderueshëm ndërtesash apo ambientesh që janë konfiskuar dhe janë vënë në shërbim të publikut. Madje dhe vetë Agjencia punon sot në zyra të konfiskuara. Qëllimi ynë është që asetet e konfiskuara, të ruajnë vlerën e mundësisht të rriten në vlera që të inventarizohen si të mira materiale në shërbim të qytetarëve”. 

Në konferencë marrin pjesë përfaqësues institucionesh dhe ekspertë nga Italia, Rumania e vende të tjera me përvojë në konfiskimin e aseteve kriminale dhe ripërdorimin e tyre në të mirë të publikut. 



Ju sugjerojmë

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik
Kryesore

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik

5 Korrik, 2026 4:01 pm
Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët
Kronikë

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët

5 Korrik, 2026 3:10 pm
Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit
Aktualitet

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit

5 Korrik, 2026 1:37 pm
Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur
Bota

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur

5 Korrik, 2026 1:11 pm
Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore
Kronikë

Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore

5 Korrik, 2026 12:07 pm
Lufta në Ukrainë, Putin i telefonon Trump
Bota

Lufta në Ukrainë, Putin i telefonon Trump

5 Korrik, 2026 12:00 pm
Rama: Po ti o hoxhë, për llogari të kujt je futur në protestë
Kryesore

“Po i dëgjojmë protestuesit”, Rama për tubimet: Dialogu po pengohet nga…

5 Korrik, 2026 11:54 am
Zvërneci, Rama: “Siguresa” për të shqetësuarit është Komisioni Europian
Aktualitet

Zvërneci, Rama: “Siguresa” për të shqetësuarit është Komisioni Europian

5 Korrik, 2026 10:32 am
Protestuesit e arrestuar dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës
Aktualitet

Protestuesit e arrestuar dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës

5 Korrik, 2026 10:18 am
Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
Kryesore

“Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama: Projekt i sajuar me Chat GPT

5 Korrik, 2026 8:54 am
Para
PD: Veliaj duhet të shkarkohet nga detyra!

PD: Veliaj duhet të shkarkohet nga detyra!

“Mbylljani derën këtij llumi”, Rama mesazh qytetarëve për zgjedhjet e 11 Majit

“Nëse SPAK dhe GJKKO dështojnë të jenë të pavarura, do të ishte dështimi i madh i Shqipërisë” Rama: Kush ka bërë korrupsion, të dridhet nga drejtësia!

Arrestimi i Erion Veliajt/ “Pazar me Altin Dumanin”, Berisha: Ishte çmimi që u pagua për Olsi Ramën!

Arrestimi i Erion Veliajt/ “Pazar me Altin Dumanin”, Berisha: Ishte çmimi që u pagua për Olsi Ramën!
















TE FUNDIT

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik
5 Korrik, 2026

Dje shqiptarët përsëritën 20 shkurtin e vitit 1990 dhe me simbolizma organizuan funeralin politik të Edi Ramës”. Kështu u shpreh...

Lexo më shumë

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët
5 Korrik, 2026

Është mbyllur seanca gjyqësore në Gjykatën e Tiranës për 21 protestuesit e arrestuar pas tensioneve së të së enjtes para...

Lexo më shumë

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit
5 Korrik, 2026

Një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Drizë, në Bashkinë Fier. Pas njoftimit nga banorët,...

Lexo më shumë

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur
5 Korrik, 2026

Të paktën tetë persona, përfshirë katër fëmijë, janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Coney Island të Bruklinit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}