Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pastronte paratë në Shqipëri, Prokuroria e Durrësit i sekuestron pasurinë italianit

2023/07/06 at 4:05 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pastronte paratë në Shqipëri, Prokuroria e Durrësit i sekuestron pasurinë italianit

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar pasuritë e një shtetasi italian dhe ka kërkuar 6 vjet burg për veprën penale “Pastrimi i Produkteve të Veprës Penale ose Veprimtarisë Kriminale”.


Mësohet se pasuria i është konfiskuar shtetasit Ferdinando Muollo, i cili dyshohet se është mafioz i Camorras.

“Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka dërguar për gjykim në kuadër të procedimit penal nr.831/2018 në ngarkim të të pandehurit: F.M, me shtetësi Italiane, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i Produkteve të Veprës Penale ose Veprimtarisë Kriminale” të parashikuar nga neni 287/1 germa “d” e K. Penal.

Gjatë gjykimit, rezultoi plotësisht e provuar se i pandehuri F.M., e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Përsa i përket faktit të procedimit penal ndaj tij, organi procedues ka administruar nga ana e Autoriteteve të Drejtësisë Italiane të dhëna nga të cilat rezulton ndër të tjera se shtetasi italian F.M., me Vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Salerno, Itali, është deklaruar fajtor për veprat penale të parashikuara nga nenet 110, 575, 577 n.4 c.p e 7 D.L 13.05.1991 n.152 konvertuar me ndryshime në Ligjin më 12.07.1991 n.203 dhe dënuar përfundimisht me 12 vjet e 6 muaj burgim, vepra penale të cilat bëjnë fjalë për vrasjen e shtetasit S.R., duke konsideruar dhe ndryshimet në dispozitat e neneve 575 dhe 577 të kryera me Dekretin Ligj nr.152/1991 dhe nr.203/1991 të Autoriteteve kompetente në shtetin italian.

Në vijim, nga aktet e administruara të Letër Porosisë rezulton se i pandehuri F. M, përveç dënimit të sipërcituar, ka disa raste të tjera të proceduara dhe dënuar nga ana e Autoriteteve Italiane të Drejtësisë për krime më të lehta dhe të natyrës kryesisht financiare. Ky shtetas, rezulton të jetë i dënuar në vitet 1984, 1991 (dy herë), 1998, 2009, 2011, 2012, 2013 dhe 2014.

Duke pasur parasysh faktet e mësipërme, si dhe për një hetim sa më të plotë dhe objektiv është vendosur kryerja e një ekspertimi ekonomik.

I pandehuri F. M., në vite ka filluar të blejë pasuri të paluajtshme në Republikën e Shqipërisë. Shuma e investimeve në total e të pandehurit F. M., në shtetin shqiptar, sipas Aktit të Ekspertimit Ekonomik të kryer gjatë gjykimit rezulton të jetë 217.709 euro.

I pandehuri F.M., paratë e përfituara nga veprimtaria kriminale i ka investuar në shtetin shqiptar duke blerë pasuri të paluajtshme. Për blerjen e këtyre pasurive ai nuk ka përdorur transaksionet bankare por ka përdorur lëvrimin Cash të tyre dhe qëllimi i tij ka qenë fshehja e origjinës së pasurisë (parave) të fituar në mënyrë të paligjshme, që më vonë pasuria e re e krijuar të duket e ligjshme.

Nisur nga sa më lart rezulton se i pandehuri F. M ka konsumuar elementët e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287 germa ”d”  i K.Penal, d) investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Sa më sipër, bazuar në nenin 378/1 të K. Pr. Penale, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm ka kërkuar:

Deklarimin fajtor të pandehurit F.M për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga neni 287/1 germa ”d” të K.Penal dhe dënimin e tij me 6 vjet burgim.

Në aplikim të nenit 36 të K. Penale konfiskimin e pasurive si më poshtë:

Pasuria, Sip.86,538 m2 apartament në Durrës (sip. Në bashkëpronësi është 11,495 m2 + 72.7141 m2 tarracë),;

Pasuria, Sip.69,9 m2 apartament në Durrës (sip. Në bashkëpronësi është 7,684 m2);

Pasuria, Sip.86,025 m2 apartament në Durrës;

Pasuria, 8518, Sip.80,05 m2 apartament në Durrës;

Pasuria, Sip.91,294 m2 apartament në Durrës;

Pasuria, Sip.13,525 m2 garazh në Durrës;

Pasuria, Sip.13,525 m2 garazh në Durrës;

Pasuria, Sip.32,33 m2 garazh në Durrës;

Pasuria, Sip.30,5 m2 garazh në Durrës;

Pasuria, Sip.15,25 m2 garazh në Durrës;

Pasuria, Sip.17,08 m2 garazh në Durrës;

Pasuria, Sip.285,22 m2 garazh në Durrës;

Automjetin tip Daimler Chrysler, Model ML 320 CDI, Durrës në pronësi të shtetasit F.M.

Shumës 389,67 euro në Llogarinë bankare në emër të F.M” thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Si ndikon nxehtësia ekstreme në shëndetin mendor?
Aktualitet

Shqipëria nën ndikimin e valës së të nxehtit/ Meteorologu: Sot 41 gradë në Elbasan..

4 Korrik, 2025 11:00 am
Trupi i Diogo Jotës mbërrin në kishën Gondomar/Lot e duartrokitje nga qindra persona
Bota

Trupi i Diogo Jotës mbërrin në kishën Gondomar/Lot e duartrokitje nga qindra persona

4 Korrik, 2025 10:53 am
Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Trump shpreh zhgënjim pas bisedës me Putinin

4 Korrik, 2025 10:49 am
Vijon rinumërimi i pjesshëm në Durrës, lëvizje minimale te votat
Aktualitet

Vijon rinumërimi i pjesshëm në Durrës, lëvizje minimale te votat

4 Korrik, 2025 10:32 am
Kapen 3 ton kokainë në Ekuador, policia: I përket mafies shqiptare
Aktualitet

Kapen 3 ton kokainë në Ekuador, policia: I përket mafies shqiptare

4 Korrik, 2025 10:30 am
Gjermani/ Përmbyset autobusi, disa persona mbetën të lënduar. Ja detajet
Bota

Gjermani/ Përmbyset autobusi, disa persona mbetën të lënduar. Ja detajet

4 Korrik, 2025 10:25 am
Rama, një orë takim me kandidatët socialistë në selinë rozë
Aktualitet

Rama, një orë takim me kandidatët socialistë në selinë rozë

4 Korrik, 2025 10:17 am
Rama: Dogana Morinë-Vërmicë 3 milionë udhëtarë në vetëm 5 muaj
Aktualitet

Rama: Dogana Morinë-Vërmicë 3 milionë udhëtarë në vetëm 5 muaj

4 Korrik, 2025 10:11 am
Galeria by TEG, stacioni i parë i pushimeve tuaja në jug
Aktualitet

Galeria by TEG, stacioni i parë i pushimeve tuaja në jug

4 Korrik, 2025 9:59 am
Në mandatin e katërt si kryeministër, Edi Rama mbush 61 vjeç
Aktualitet

Në mandatin e katërt si kryeministër, Edi Rama mbush 61 vjeç

4 Korrik, 2025 9:46 am
Para
Vrau ish-dhëndrin, Mexhit Picari: I kërkoj falje nipërve dhe mbesave

Vrau ish-dhëndrin, gjykata dënon me burgim përjetë Mexhit Picarin, 30 vite për vajzën

Bllako dëshmon në gjykatë: Jam i pafajshëm, kryeja vetëm shkresa

Bllako dëshmon në gjykatë: Jam i pafajshëm, kryeja vetëm shkresa

Turi Ballkanik/Rama takohet me presidenten Vjosa Osmani

Turi Ballkanik/Rama takohet me presidenten Vjosa Osmani
















TE FUNDIT

Shqipëria nën ndikimin e valës së të nxehtit/ Meteorologu: Sot 41 gradë në Elbasan..

Si ndikon nxehtësia ekstreme në shëndetin mendor?
4 Korrik, 2025

Shqipëria nën ndikimin e temperaturave të pazakonta. Vala e të nxehtit pritet të ngjisë termometrin në Elbasan në 41 gradë...

Lexo më shumë

Trupi i Diogo Jotës mbërrin në kishën Gondomar/Lot e duartrokitje nga qindra persona

Trupi i Diogo Jotës mbërrin në kishën Gondomar/Lot e duartrokitje nga qindra persona
4 Korrik, 2025

Ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në kishën Gondomar të Portugalisë trupi i futbollistit portugez Diogo Jota së bashku me atë...

Lexo më shumë

Trump shpreh zhgënjim pas bisedës me Putinin

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
4 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, biseduan për Iranin, Ukrainën dhe çështje të...

Lexo më shumë

Vijon rinumërimi i pjesshëm në Durrës, lëvizje minimale te votat

Vijon rinumërimi i pjesshëm në Durrës, lëvizje minimale te votat
4 Korrik, 2025

Procesi i rinumërimit në Durrës ka nisur që prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm. Siç shihet edhe nga të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com