Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Pasi u plagos theu telefonin”, gazetarja tregon për arrestimin e Bilbilit

2020/04/18 at 8:04 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Krimi, gazetarja përplaset ashpër me zv.ministren

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja rreth arrestimit të Orges Bilbilit disa ditë më parë në Tiranë.


Në një intervistë televizive, ajo tha se kishte siguruar raportin ku ishin dëshmitë e dy policëve të cilët kishin kryer arrestimin e vrasësit nga Lushnja.

Duke iu referuar raportit, Lala tha se pasi policët i kishin bërë thirrje Bilbilit dhe shokut të tij të ndalonin ata kishin ikur në drejtime të ndryshme.

Polici që ndoqi Bilbilin thotë në dëshminë e tij se kishte qëlluar njëherë në ajër por Bilbili vijonte ti drejtonte armën. Në një moment atij i kishte rënë pistoleta dhe pasi e kishte marrë ishte bërë gati ta qëllonte. Në këtë moment polici thotë se kishte qëlluar duke e plagosur Bilbilin.

Polici i dytë i cili kishte ndjekur personin tjetër, pasi kishte dëgjuar të shtënat kishte vrapuar drejt kolegut të tij. Sipas dëshmisë ishte ai që kishte bërë prangosjen e Bilbilit. Në këtë moment ai thotë se Orges Bilbili kishte thyer telefonin e tij.

RAPORTI I PLOTË
Në orën 13:00 datë 10.04.2020 nga ana e dy punonjësve të forcës së posaçme Shqiponja, u përpilua ky raport shërbimi: “Ne punonjësit e policisë së Forcës së Posaçme Shqiponja, seksioni Shigjeta, me kod Shigjeta X dhe Shigjeta Y, turn i parë nga ora 06.00 deri në orën 14.00 të datës 01.04.2020, si zakonisht në orën 05.30 kemi zhvilluar intruktazhin nga komandimi i togës. Sipas librit të planizimit, të shërbimit kemi qenë të planizuar me detyrë në sektorin e Shigjetës X me motoçikletën me targa AA 5xx dhe Shigjetës X me motoçikletën me targa AV 5xx.

Pasi kemi dalë në shërbim kemi filluar patrullimin në dy sektorët, me qëllim përmbushjen e detyrave tona funksionale. Herë pas here kemi ndaluar edhe qytetarë duke u kërkuar autorizim për dalje dhe dokument identifikimi. Në asnjë moment nuk e kemi ulur vigjilencën edhe ndaj personave të dyshimtë apo me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Rreth orës 11:35 kemi qenë duke patrulluar me motoçikleta në kryqëzimin e rrugës “Sitki Çiço” me rrugën “Arkitekt Sinani”. Në këtë moment teksa ne po patrullonim, në këtë segment rruge, në krahun e majtë të saj kemi parë dhe konstatuar dy shtetas të cilët po ecnin me këmbë në krah të njëri-tjetrit, në drejtim për nga rruga kryesore që të nxjerr të sheshi Shtrauz. Ecja e tyre na bëri përshtypje dhe menduam t’i ndalojmë për t’i verifikuar në lidhje me lejen e lëvizjes në raport me detyrën tonë për masat ndaluese të infeksionit Covid-19.
Theksoj se në pamjen e parë këta dy persona dukeshin të dyshimtë në lëvizjen e tyre dhe na krijuan dyshime, për t’i ndaluar, sepse njëri prej tyre mbante në kokë të vendosur kapuçin e xhupit të errët, ndërsa personi tjetër mbante ne kokë një kapele sportive me ngjyrë te zezë. U bëmë thirrje të ndaloheshin, për të verifikuar, por nuk po u bindeshin thirrjeve.

SHIGJETA X
Unë punonjësi i policisë me emrin e Koduar Shigjeta X, me motorin AV 5xx u vura në ndjekje të njërit nga personat. Ai kishte pistoletë të cilën e manovroi në duar për ta mbushur dhe e drejtoi, duke thënë fjalët: “Mos u afroni, do t’ju vras”, “mos u afro se do të vras”. Në këtë moment, unë punonjësi i policisë me kodin Shigjeta X, kam nxjerrë armën e brezit duke i kam bërë thirrje herë pas here atij të ndërpresë veprimet, duke i thënë: “Ndal mos lëviz, policia”, por sa i nuk u bindej fjalëve të mia dhe ecte mbrapa, duke me drejtuar armën dhe duke u shprehur: “Mos u afroni se do t’ju vras”. Duke qenë se ky shtetas nuk po i përgjigjej thirrjes time si dhe kërcënimi, që po më bënte me armën e drejtuar, unë kam mbushur armën dhe kam qëlluar në ajër vetëm një herë me qëllim për të paralajmëruar të qëndronte dhe të ndërpriste veprimet kundraligjshme. Edhe pse unë i dallueshëm me veshjen e uniformës së policisë dhe të gjithë shenjat identifikuese i kam bërë thirrje me fjalët “hidhe armën”, ndal policia”, por ky shtetas nuk iu është bindur fjalëve të mia, por vazhdonte sërish të më kërcënonte me armën e drejtuar e më pas është kthyer plotësisht dhe ka ikur me vrap në drejtim të rrugës, që del tek shkolla “Niket Dardani”. Këto veprime kanë ndodhur në një interval të shkurtër i jam vënë në ndjekje. Në ndjekje e sipër edhe pse mbante pistoletën të drejtuar, pashë se këtij personi i ra në tokë pistoleta dhe ai është ulur dhe e ka marrë sërish atë, dhe në këtë çast ma ka drejtuar sërish armën për të më qëlluar, pasi unë isha ballë përballë tij dhe afër fizikisht. I ndodhur në këto kushte, kam qëlluar me armën e shërbimit tim në drejtim të gjymtyrëve të poshtme të këtij personi, me qëllim ndërprerjen e veprimeve të tij si dhe neutralizimin, pasi isha i bindur që ai do të më qëllonte. Kjo dukej qartë nga veprimet që bënte. Kam njoftuar sallën operative dhe autoambulancën dhe kam vënë re se afër këtij personi ndodhej edhe një vajzë e plagosur. Jam munduar t’ju jap ndihmën e parë edhe këtij shtetasi, por edhe qytetares.

SHIGJETA Y
Unë punonjësi i policisë e me emrin e Koduar Shigjeta Y, me motorin AV 4xx kam vazhduar të ndjek personin me kapele, I cili nuk ka patur armë zjarri në dorë. Siç e shpjegova me sipër unë mbaja veshur uniformën e policisë me të gjitha shenjat identifikuese e gjatë gjithë dialogut i jam drejtuar këtij shtetasi me fjalët: Ndal policia, ndal policia, por ky shtetas nuk ju është bindur fjalëve të mia, por vazhdonte të largohej na rrugica e lagjes. Në këtë moment unë kam dëgjuar një të shtënë arme dhe menjëherë ndërpreva ndjekjen e këtij shtetasi dhe shkova në ndihmë të kolegut tjetër. Kur jam kthyer kam parë që personin të cilin ndoqi kolegu im shtrirë në tokë dhe në këtë moment atij i kishte rënë në toka arma e zjarrit dhe një aparat celular. Unë kam prangosur personin, i cili ndodhej i shtrirë në tokë, pasi ai po mundohej të çohej dhe të bënte rezistencë. Pasi e kam prangosur me duart përpara këtë shtetas pasi nga mbrapa ai nuk më lejonte ta prangosja, për shkak të rezistencës që ai bënte, ky shtetas ka marrë në tokë një aparat celular dhe e ka thyer në praninë time. Unë kam ndërhyrë për të mos e lejuar që ai ta thyente aparatin celular, por ai arriti ta thyente atë. Gjatë momentit që po prisja përforcimet dhe autoambulancë, kam vënë re se afër këtij personi ndodhej edhe një vajzë e plagosur. Unë e kolegu im jemi munduar ti japim ndihmë edhe këtij shtetasi, por edhe qytetares. Më pas është bërë transportimi i këtyre shtetasve në drejtim të spitalit të Traumës. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
FOTO / Si e ka frymëzuar koronavirusi artin e rrugës

FOTO / Si e ka frymëzuar koronavirusi artin e rrugës

Bie numri i të vdekurve nga koronavirusi në Nju jork

Bie numri i të vdekurve nga koronavirusi në Nju jork

Rama: Ja si do të ndihmohen familjet me ndihmë ekonomike dhe të papunët

Rama prezanton sistemin e ri të lejeve për automjetet, jo më me e-mail
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com