Japonia bëri një surprizë të madhe këtë të mërkurë në Botërorin e Katarit, teksa mundi 2-1 Gjermaninë 4 herë fituese të këtij kompeticioni.
Festa ishte e madhe në stadiumin e Katarit ku u luajt ndeshja dhe zgjati gjatë me lojtarët në fushën e blerë, stafin, por edhe mijëra fansat e tyre.
Pas festës, japonezët u bënë shembull pozitiv teksa pastruan të gjitha zonat në stadium ku ata qëndruan. Një veprim të cilin e kemi parë nga ata edhe në botërorët e shkuar.