Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pashkët Ortodokse,kryepeshkopi Anastas: Vaksinën për urrejtjen e zbuloi…

2021/05/01 at 12:06 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pashkët Ortodokse,kryepeshkopi Anastas: Vaksinën për urrejtjen e zbuloi…

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos iu ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoks, teksa ka përciellë mesazhin për  çlirimin nga urrejtja dhe variantet e saj.


Ai thotë  ndër të tjera se në atmosferën e turbullt të krijuar nga pandemia, nëpër mjedise të ndryshme shfaqet shpesh një urrejtje e veçantë në shumë variante, që nga simptomat e thjeshta, si nervozizmi, antipatitë, agresiviteti e deri tek ato më seriozet, si polarizimet, dhuna dhe përçarjet.

Imzot Anastasi  ka theksuar në fjalën e tij se vaksinën e efektshme për të përballuar urrejtjen dhe format e saj na e zbuloi Krishti i kryqëzuar dhe i ngjallur: vaksina është ofrimi i faljes me vullnet të plotë.

Ndër të tjera Imzot Anastasi e konsideron si detyrim tonin që të kontribuojmë vazhdimisht për zbutjen e tensioneve rreth nesh, për çtensionimin e polarizimeve, të konflikteve dhe të varianteve të shumëllojta të urrejtjes.

MESAZHI I PLOTË
Çlirim nga urrejtja dhe variantet e saj
“Ditë e Ngjalljes, le të ndriçohemi me panairin…
dhe ata që na urrejnë, le t’i falim të gjithë në Ngjalljen.”

(Vargëzime të Pashkës, Lavdia)

E kremtja e tërëndritshme e Pashkës na fton plot hare të shkëlqejmë nga gëzimi, të çliruar nga robëria e pasioneve vdekjeprurëse, nga çdo element i errët, i fshehur në thellësinë e egos sonë.

Ngjarjet e kryqëzimit të Krishtit nuk lidhen vetëm me vuajtjen e frikshme mbushur plot padrejtësi dhe ligësi të pafund, por, mbi të gjitha, ato janë të lidhura me një urrejtje të jashtëzakonshme të udhëheqësve fetarë, të cilët vunë në lëvizje armiqësinë e pakontrolluar të turmës. Por, të gjitha këto u mposhtën me anë të Ngjalljes së Krishtit, pa zhurmë shurdhuese dhe me paqe.

Ngjallja shpall një fitore shumë të rëndësishme mbi vdekjen, planet tinëzare dhe pasionet vdekjeprurëse: mbi smirën, gënjeshtrën e mbi të gjitha mbi urrejtjen me variantet e saj të shumëllojta, mbi kujtimin e së keqes, hakmarrjen, djallëzinë, të cilat janë të pranishme në të gjitha epokat dhe në të gjitha shoqëritë. Urrejtja e infekton jetën e njerëzve në familje, jetën fetare dhe politike; ajo infekton marrëdhëniet midis kombeve dhe, për pasojë, prodhon konflikte të paparashikueshme. Edhe sot, në atmosferën e turbullt të krijuar nga pandemia, nëpër mjedise të ndryshme shfaqet shpesh një urrejtje e veçantë në shumë variante, që nga simptomat e thjeshta, si nervozizmi, antipatitë, agresiviteti e deri tek ato më seriozet, si polarizimet, dhuna dhe përçarjet.

Vaksinën e efektshme për të përballuar urrejtjen dhe format e saj na e zbuloi Krishti i kryqëzuar dhe i ngjallur: vaksina është ofrimi i faljes me vullnet të plotë. Në lutjen e shkurtër, që u la nxënësve të Tij, Ai vuri në buzët e të gjithë anëtarëve të Kishës së Tij një marrëveshje të përbashkët: “dhe falna fajet tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorëve tanë” (Matth. 6:12). Duke theksuar madhështinë dhe gjerësinë e dashurisë, që e shfaqi me mësimin dhe veprën e Tij, Jisu Krishti predikoi një kryengritje paqësore. Ai i ftoi të gjithë pasuesit e tij të falin dhe të duan armiqtë e tyre: “Por unë po ju them juve: Duajini armiqtë tuaj… bëjuni mirë atyre që ju kanë mëri…” (Matth. 5:44). Për më tepër, i parapërgatiti duke u dhënë një paralajmërim befasues: “Të lumur jeni ju, kur t’ju kenë mëri njerëzit… për shkak të Birit të njeriut” (Llk. 6:22). Dhe në përfundim, këtë parim themelor të krishterë e vulosi me lutjen e Tij të fundit mbi Kryq: “O Atë, fali ata, sepse nuk dinë se ç’bëjnë” (Llk. 23:34) Nga ai çast, falja u bë kromozomi kryesor i jetës së të krishterit të ndërgjegjshëm.

Zakonisht, shumë nga ne përpiqemi ta shmangim këtë parim dhe porosi ungjillore themelore. Ngulim këmbë në të drejtën tonë dhe nxjerrim si pretekst dinjitetin vetjak dhe rrezikun që na vjen nga ata që na luftojnë. Pavarësisht nga kjo, liri më e madhe se falja nuk ekziston.

Por nuk mjafton që ne të çlirohemi personalisht nga efektet anësore të urrejtjes; është detyrimi ynë që të kontribuojmë vazhdimisht për zbutjen e tensioneve rreth nesh, për çtensionimin e polarizimeve, të konflikteve dhe të varianteve të shumëllojta të urrejtjes. Të lumtur janë ata që, me fjalën dhe jetën e tyre, arrijnë të zbusin përçarjet, antitezat, armiqësitë, duke kultivuar pajtimin. Të bekuar janë ata që frymëzohen nga falja, e cila buroi nga varri i Krishtit. Ai, i Pari, e mori iniciativën për të dhënë jetën e Tij si “shpërblim për shumë veta”. Të bekuar janë ata që kërkojnë “dashurinë e Tij që kapërcen çdo mendje”. Kështu, këta e tregojnë me vepra se janë me të vërtetë  “bij të Ngjalljes”.

“Ditë e Ngjalljes dhe le të ndriçohemi” me dritën paskale të dashurisë, e cila mposht çdo lloj urrejtjeje, duke na falur lirinë shpirtërore. Ky himn përsërit fjalët e shën Grigor Theologut, i cili vazhdon më tej: “Le t’i falim të gjithë në ditën e Ngjalljes, edhe ata që na urrejnë, dhe jo vetëm ata që, të shtyrë nga dashuria, na kanë bërë të mira apo që u kemi bërë ne mirë” (PG 35, 397).

Dhe kështu do të kemi mundësinë dhe të drejtën të psalim “Krishti u ngjall!”.

Duke u frymëzuar dhe duke marrë fuqi nga e kremtja e tërëndritshme e Pashkës, që mbi të gjitha është e kremtja e pajtimit universal, le të përpiqemi të paqësohemi personalisht, duke falur madje edhe ata që na urrejnë, edhe nëse kjo na duket e vështirë.

Ngjallja e Krishtit shpall fitoren e jetës mbi vdekjen e mbi gjithë pasionet shkatërrimtare dhe na fton të shijojmë çlirimin tonë nga pushteti i tyre. Dhe në një botë që përpëlitet nga armiqësi vdekjeprurëse dhe nga pandjeshmëria, le të bëhemi luftëtarë kundër urrejtjes dhe varianteve të saj të shumëllojta. Dhe, me besim të palëkundur, le të përpiqemi që të forcohet bashkimi, pajtimi, dashuria, uniteti, bashkekzistenca harmonike e njerëzve dhe e popujve.

Krishti u ngjall, vëllezër dhe motra. Me shëndet të fortë dhe shpresë gjatë periudhës së turbullt të pandemisë, dhe me lirinë e Ngjalljes në shpirtin tonë!

Etiketa: ajnullatosanastasimesazhpashke ortodokse


Ju sugjerojmë

Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…
Kryesore

Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…

15 Shtator, 2025 1:49 pm
Berisha: “Diella Rama” do përdoret që të largohet përgjegjësia nga vjedhjet
Kryesore

Berisha: “Diella Rama” do përdoret që të largohet përgjegjësia nga vjedhjet

15 Shtator, 2025 1:19 pm
Sekuestrohen 33 apartamente e 15 makina, të dyshuara si të përfituara nga krimi
Kronikë

Sekuestrohen 33 apartamente e 15 makina, të dyshuara si të përfituara nga krimi

15 Shtator, 2025 12:50 pm
Finiq, dhunohen dhe grabiten në banesën e tyre dy të moshuar
Kronikë

Finiq, dhunohen dhe grabiten në banesën e tyre dy të moshuar

15 Shtator, 2025 11:52 am
Mbledhja e grupit të PS, kush janë deputetët që do të drejtojnë komisionet
Kryesore

Mbledhja e grupit të PS, kush janë deputetët që do të drejtojnë komisionet

15 Shtator, 2025 11:22 am
Dosja “Partizani”/ Nis gjyqi në GJKKO, Berisha nuk paraqitet
Kronikë

Dosja “Partizani”/ Nis gjyqi në GJKKO, Berisha nuk paraqitet

15 Shtator, 2025 11:02 am
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Trump kritikon Evropën për sanksionet ndaj Rusisë

15 Shtator, 2025 11:00 am
Avokati i Thaçit: Kemi mundësinë të tregojmë të vërtetën
Rajoni

Avokati i Thaçit: Kemi mundësinë të tregojmë të vërtetën

15 Shtator, 2025 10:49 am
Deklarata e ish-zyrtarit amerikan në Hagë: Hashim Thaçi donte një Kosovë demokratike
Kryesore

Deklarata e ish-zyrtarit amerikan në Hagë: Hashim Thaçi donte një Kosovë demokratike

15 Shtator, 2025 10:46 am
Elton Ilirjani fluturon lart ne javen e modes ne New York
Aktualitet

Elton Ilirjani fluturon lart ne javen e modes ne New York

15 Shtator, 2025 10:43 am
Para
Mori 3 mandate, Doshi- votuesve: Ia dola pa struktura dhe pa patronazhista

Mori 3 mandate, Doshi- votuesve: Ia dola pa struktura dhe pa patronazhista

Miratohet rezultati i zgjedhjeve në qarkun e Kukësit, PD merr 2 mandate

Miratohet rezultati i zgjedhjeve në qarkun e Kukësit, PD merr 2 mandate

Morinë/Fluks makinash,mijëra qytetarë kosovarë drejt bregdetit shqiptar

Morinë/Fluks makinash,mijëra qytetarë kosovarë drejt bregdetit shqiptar
















TE FUNDIT

Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…

Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…
15 Shtator, 2025

Në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, Edi Rama ka “këshilluar” deputetët e tij të rinj që të kenë kujdes...

Lexo më shumë

Berisha: “Diella Rama” do përdoret që të largohet përgjegjësia nga vjedhjet

Berisha: “Diella Rama” do përdoret që të largohet përgjegjësia nga vjedhjet
15 Shtator, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje para mediave të hënën, u ndal tek ajo që e quajti...

Lexo më shumë

Sekuestrohen 33 apartamente e 15 makina, të dyshuara si të përfituara nga krimi

Sekuestrohen 33 apartamente e 15 makina, të dyshuara si të përfituara nga krimi
15 Shtator, 2025

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës, u sekuestruan 33 apartamente, 15...

Lexo më shumë

Finiq, dhunohen dhe grabiten në banesën e tyre dy të moshuar

Finiq, dhunohen dhe grabiten në banesën e tyre dy të moshuar
15 Shtator, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 01:00 të mëngjesit në fshatin “Lefter Talo”, Finiq. Dy persona ende të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com