Aktualitet

Mori 3 mandate, Doshi- votuesve: Ia dola pa struktura dhe pa patronazhista


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:16 - 01/05/21 |
Opi Nion

Kreu i PSD-së, Tom Doshi, i cili arriti të merrte 3 mandate deputetësh nga zgjedhjet e 25 prillit ka bërë një mesazh falënderues kundrejt gjithë votuesve dhe mbështetësve të partisë së tij.

“35 mijë vota në të gjithë Shqipninë nuk janë pak. Mundena me thanë, kundër të gjitha gojëve të liga se në Shqipni ka 35 mijë vetë që kanë shpresë se PSD dhe Tom Doshi do ta çojnë zanin për ta në Parlament dhe do të mbrojnë interesat e tyne.

Nuk jam impenju asnjiherë për projekte te medhaja e te parrealizushme, kam premtu gjana të vogla, ato gjana me të cilat asht e mbushun përditë jeta jonë, dhe vetëm ato gjana jam mundue me i zgjidhë, në kohë, pa sorollatje kote e tu iu pa të gjithëve si miq e jo si votues e si numra.”- shkruan Doshi.

Teksa gjatë postimit në rrjetet sociale Doshi nuk ka lënë pa thumbuar edhe kryeministrin Edi Rama, duke thënë se PSD ka mundur të mbledhë 35 mijë vota pa mbështetje, pa militantë dhe pa patronazhistë.

“Ju e dini mirë se i kam hy kësaj rruge i vetëm, pa struktura, pa militanta, pa patronazhista e sot ne kena tre deputetë në Parlament, kena nji ekip të rinjsh që punon me përkushtim.

Tom Doshi ia ka arritë qëllimit, nuk du asgja tjetër: më keni besu dhe sot fitorja asht e juja.

Falë nji pune kolosale jena ma të fortë se para 4 vjetësh.

Ju e dini mirë se nuk jam ndalë asnji ditë, kam shetitë katunde e qytete, fshatna të thellë malorë, kam takue mijera e mijera njerëz.”- shkruan Tom Doshi./Opinion.al

Pas