Ky njeri ka humbur gruan e tij tre muaj pas martesës. Pas vdekjes së saj nga kanceri, burri vendosi që të realizojë ëndrrën e tyre për të udhëtuar në Australi.
Ai dha dorëheqje në punë, shiti shtëpinë e tyre dhe bëri këtë rrugë në kujtim të gruas së tij. Ben Debono kudo që udhëtoi bëri fotografi me një foto të gruas së ndjerë. Çifti gjithnjë i kishte dashur udhëtimet, ishte një nga gjërat që i pëlqente më tepër bashkëshortes së tij. Gjithçka ishte planifikuar mes tyre, por ftkeqësisht nuk u realizua. ‘Jo pikërisht në mënyrën që donim, ti kurrë nuk do të ndalesh së jetuari në mua, Turbo ti gjithmonë do të jesh gruaja ime, dashuria ime e vërtetë’, kishte shkruar Ben në faqen e tij të udhëtimit.