Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas Uashingtonit, Hoti dhe Vuçiç do të takohen në Bruksel

2020/09/02 at 1:17 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Takimi Hoti – Vuçiç zhvendoset në Bruksel, vendoset data e re

Pas takimit të sotëm në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të ulen përsëri në një tryezë ditën e hënë në Bruksel.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe të Sigurisë, Peter Stano.

Sipas tij, të hënën do të zhvillohet takimi në nivel të lartë, ndërsa gjatë fundjavës së ardhshme, në nivel të ekspertëve.

Ai ka thënë se të hënën, Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell dhe Përfaqësuesi i Posaçëm për dialog, Mirosllav Lajçak do të presin kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Në takimin e së hënës, do të diskutohen çështjet që kanë të bëjnë me “aranzhimet për komunitetet jo shumicë dhe çështjet e kërkesave financiare dhe të pronësisë nga ana palëve”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit.

I pyetur se a do të diskutohet edhe për dëmet e luftës, një çështje që në opinion është përmendur shpesh nga ana e zyrtarëve të Kosovës, Peter Stano ka thënë se vet ideja e takimit është që të diskutohet për të gjitha çështjet e hapura mes palëve.

Stano po ashtu ka refuzuar që të saktësojë se a kanë të drejtë apo jo palët në interpretimet e tyre për dialogun, me palën kosovare që thotë se është vetëm dialog politik që do të rezultojë me njohje, dhe atë të Serbisë se nuk diskutohet për njohjen.

“Ky është një dialog që do të rezultojë me një normalizim të raporteve mes palëve dhe që do të përmbyllej me një marrëveshje ligjërisht obliguese”, ka thënë ky zëdhënës i BE-së, duke shtuar se interpretimet dhe qëndrimet shpesh të ndryshme të palëve janë pjesë përbërëse e këtij procesi.

“Ne jemi lehtësues e jo komentues të dialogut”, ka thënë ai.

Takimet në Bruksel, këtë fundjavë dhe të hënën, vijnë menjëherë pas përfundimit të takimit në Uashington, mes Kosovës dhe Serbisë, të thirrur dhe ndërmjetësuar nga administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga BE-ja rifilloi më 16 korrik, pasi ishte ndërprerë në fund të vitit 2018, kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën 100 për qind ndaj produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Ju sugjerojmë

“Thaçi maskoi realitetin”, Rama sulmon prokurorin: Idiot ndërkombëtar
Aktualitet

“Thaçi maskoi realitetin”, Rama sulmon prokurorin: Idiot ndërkombëtar

10 Shkurt, 2026 3:36 pm
Berisha: Skenari i protestës, është skenar i një kryengritje të fuqishme paqësore
Kryesore

Berisha: Skenari i protestës, është skenar i një kryengritje të fuqishme paqësore

10 Shkurt, 2026 2:30 pm
Dëshmia e Henrik Hoxhës: Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin
Kronikë

Dëshmia e Henrik Hoxhës: Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin

10 Shkurt, 2026 12:41 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

10 Shkurt, 2026 12:26 pm
Bashkëpunëtore e Epstein, Maxwell refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në Kongres
Bota

Bashkëpunëtore e Epstein, Maxwell refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në Kongres

10 Shkurt, 2026 12:06 pm
Zelensky: Ukraina do të hapë 10 qendra eksporti armësh në Evropë
Bota

Zelensky: Ukraina do të hapë 10 qendra eksporti armësh në Evropë

10 Shkurt, 2026 12:02 pm
Projekti që lidh bregdetin e Durrësit me qytetin, banorët protestojnë: Duam strehim
Aktualitet

Projekti që lidh bregdetin e Durrësit me qytetin, banorët protestojnë: Duam strehim

10 Shkurt, 2026 12:00 pm
Veliaj 1 vit në burg, studiot ligjore: Persekutim politik, i është mohuar procesi…
Aktualitet

Veliaj 1 vit në burg, studiot ligjore: Persekutim politik, i është mohuar procesi…

10 Shkurt, 2026 11:31 am
Protesta e PD/ Policia në gatishmëri maksimale, RENEA dhe 1400 efektivë në terren
Aktualitet

Protesta e PD/ Policia në gatishmëri maksimale, RENEA dhe 1400 efektivë në terren

10 Shkurt, 2026 11:27 am
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protesta e PD/Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni larg grumbullimeve

10 Shkurt, 2026 10:24 am
Para
Grabitën duke u hequr si policë pranga autorëve, gjendet arma në lumë  

Lëvizte me pushkë në thes, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë

Gjysma e amerikanëve kanë frikë se Trump mund të refuzojë të lëshojë zyrën

Gjysma e amerikanëve kanë frikë se Trump mund të refuzojë të lëshojë zyrën

Familjari i pacientes te Infektivi: Na u ankua se nuk i kanë dhënë ujë

Familjari i pacientes te Infektivi: Na u ankua se nuk i kanë dhënë ujë

TE FUNDIT

“Thaçi maskoi realitetin”, Rama sulmon prokurorin: Idiot ndërkombëtar

“Thaçi maskoi realitetin”, Rama sulmon prokurorin: Idiot ndërkombëtar
10 Shkurt, 2026

“Idiot ndërkombëtar” e ka cilësuar Edi Rama prokurorin e Hagës, i cili në fjalën e tij në seancën gjyqësore, tha...

Lexo më shumë

Berisha: Skenari i protestës, është skenar i një kryengritje të fuqishme paqësore

Berisha: Skenari i protestës, është skenar i një kryengritje të fuqishme paqësore
10 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën për shtyp para protestës së sotme, zbuloi skenarin e saj. "Skenari i...

Lexo më shumë

Dëshmia e Henrik Hoxhës: Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin

Dëshmia e Henrik Hoxhës: Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin
10 Shkurt, 2026

Në seancën e së martës, Henrik Hoxha, i pandehur në dosjen "Plumbi i artë" rrëfeu atentatin e dështuar ndaj biznesmenit...

Lexo më shumë

Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
10 Shkurt, 2026

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Bashkimi Evropian ndodhet përballë një zgjedhjeje vendimtare, të shndërrohet në një fuqi globale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com