Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas takimit të Orban me Putin, zyrtarët e lartë të BE-së bojkotojnë takimet e mbajtura nga Hungaria 

2024/07/16 at 11:06 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas takimit të Orban me Putin, zyrtarët e lartë të BE-së bojkotojnë takimet e mbajtura nga Hungaria 

Komisionarët evropianë do t’i bojkotojnë takimet jozyrtare të mbajtura nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, dhe do të përfaqësohen nga burokratë të nivelit më të ulët, derisa Hungaria të kryesojë me BE-në. 

Vendimi u mor pasi Orban takoi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping. 

“Në vazhdën e zhvillimeve të fundit, që shënojnë fillimin e Presidencës hungareze, presidentja [e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen] ka vendosur që Komisioni të përfaqësohet në nivelin e nëpunësve të lartë civilë gjatë takimeve joformale të Këshillit [Evropian]”, shkroi në platformën X Eric Mamer, zëdhënës kryesor i von der Leyenit. 

“Vizita e Kolegjit në Presidencën [hungareze] nuk do të realizohet”, shtoi ai. 

Kolegji është udhëheqja e Komisionit Evropian dhe përbëhet nga 27 komisionarë. 

Hungaria protestoi kundër këtij vendimi. Ministri i Çështjeve Evropiane, Janos Boka, tha se Komisioni i zgjedh institucionet dhe shtetet anëtare me të cilat dëshiron të punojë. 

“Komisioni i BE-së nuk mund të zgjedhë se me cilat institucione dhe vende anëtare dëshiron të bashkëpunojë. A bazohen tani të gjitha vendimet e Komisionit në konsiderata politike?”, shkroi Boka në X. 

Vendimi i Komisionit vjen pas një raporti të pakonfirmuar në Politico se shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, planifikon t’i mbledhë ministrat e Jashtëm të bllokut për takimin “zyrtar” të Këshillit, në të njëjtën kohë kur Hungaria ka planifikuar një mbledhje të ngjashme në gusht. 

Orban, vendi i të cilit mori presidencën e BE-së më 1 korrik, udhëtoi për në Moskë më 5 korrik dhe më pas në Kinë, me sa duket për të diskutuar fundin e luftës në Ukrainë me Putinin dhe me Xinë. 

Por, ai nuk e informoi BE-në paraprakisht dhe BE-ja u distancua prej udhëtimeve të tij. 

Orban, i cili ka mbajtur marrëdhënie miqësore me Putinin, ka qenë vazhdimisht në mosmarrëveshje me pjesën tjetër të BE-së, duke shprehur kundërshtimet e tij ndaj sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës./REL 

Ju sugjerojmë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
-U tha në Opinion

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

10 Korrik, 2025 10:35 pm
Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
Aktualitet

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

10 Korrik, 2025 10:01 pm
Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
-U tha në Opinion

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

10 Korrik, 2025 9:30 pm
Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
-U tha në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

10 Korrik, 2025 9:25 pm
I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth
-U tha në Opinion

I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth

10 Korrik, 2025 9:20 pm
Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat
Aktualitet

Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat

10 Korrik, 2025 9:14 pm
Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet
Aktualitet

Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet

10 Korrik, 2025 9:09 pm
Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor
Aktualitet

Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor

10 Korrik, 2025 8:54 pm
Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë
Rajoni

Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë

10 Korrik, 2025 8:50 pm
Presidenti polak kërcënon Ukrainën dhe aleatët perëndimorë me mbylljen e aeroportit
Bota

Presidenti polak kërcënon Ukrainën dhe aleatët perëndimorë me mbylljen e aeroportit

10 Korrik, 2025 8:23 pm
Para
“S’ka rrezik për banorët”/ 71-vjeçari në Korçë qëllon me armë zjarri dhe nuk pranon të dorëzohet, policia: Forcat RENEA… 

“S’ka rrezik për banorët”/ 71-vjeçari në Korçë qëllon me armë zjarri dhe nuk pranon të dorëzohet, policia: Forcat RENEA... 

La Stampa/ Intervista me Ismail Kadarenë në Milano rreth librit të ri “Kush e solli Doruntinën”? Dhe mesazhi për Kosovën 

La Stampa/ Intervista me Ismail Kadarenë në Milano rreth librit të ri “Kush e solli Doruntinën”? Dhe mesazhi për Kosovën 

Mbape hedh firmën me Real Madridin, sot dita e prezantimit në “Santiago Bernabeu”  

Mbape hedh firmën me Real Madridin, sot dita e prezantimit në “Santiago Bernabeu”  

TE FUNDIT

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
10 Korrik, 2025

Pas gati dhjetë muajsh në qeli, ish-deputeti Ervin Salianji u rikthye në Tv Klan në një intervistë për emisionin “Opinion”....

Lexo më shumë

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
10 Korrik, 2025

Pas dorëheqjes së drejtuesve të Bashkisë Vlorë, është hapur thirrja për 12 pozicione drejtuese në këtë bashki. Njoftimi i kryebashkiakut...

Lexo më shumë

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti Ervin Salianji ka folur në emisionin “Opinion”, në lidhje me kohën që kaloi në burg për rreth 9 muaj...

Lexo më shumë

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' për një rrëfim lidhur me periudhën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com