Vetëm një ditë pas takimit me shqiptarët e Italisë në Parma, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të takohet sot me diasporën e Greqisë.
Kreu demokrat do ta zhvillojë takimin në Athinë, në orën 18:00.
PD njofton se takimi do të zhvillohet në ‘Stadiumi Paqe dhe Mirësi’, salla: Melina Mërkuri, Neo Faliro-Athinë.
Kujtojmë se takimet e kreut të PD-së në diasporë po zhvillohen në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në këto zgjedhjet do të votojnë për herë të parë nga vendet ku jetojnë e punojnë emigrantët shqiptarë nëpër botë.