Kryeministri Edi Rama vijon edhe këtë të diel takimet në Shkodër.
Ai ka zhvilluar një takim me organizatat socialiste pa praninë e mediave.
Pas përfundimit të mbledhjes së organizatave të Partisë Socialiste në Shkodër, kryeministri Edi Rama së bashku kryebashkiakun Benet Beci, deputetët e qarkut Agron Çela, Edona Bilali, Frrok Gjini si dhe e deleguara politike Elisa Spiropali janë ulur në një nga kafenetë në zonën e “Xhabijeve”.