Kronikë

Pas sherrit, 43-vjeçari qëllon me armë zjarri të riun


               Publikuar në : 18:17 - 24/05/19 |
Opi Nion

Një 32-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në fshatin Fermë-Partizani në Berat.

Mësohet se autori i cili ka qëlluar me armë mbi të riun është 43-vjeçari i identifikuar me inicialet E.P.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motivet dobëta, ndërsa i plagosuri është transportuar në spitalin e Beratit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për kapjen e 43-vjeçarit./ Opionion.al E.Xh.

Pas