Aktualitet

Pas provimit të matematikës, maturantët rikthehen në protestë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:01 - 15/06/20 |
Opi Nion

Pas përfundimit të provimit të matematikës, maturantët i janë rikthyer përsëri sot protestave para Ministrisë së Arsimit.

Ata vijojnë të këmbëngulin për tezën e Gjuhë- Letërsisë duke mos kërkuar vetëm rishikim të pikëve por edhe teza pasi ishte abstrakte.

Sa i përket tezës së Matematikës maturantët janë shprehur se nuk kanë ankesa pasi ishte shumë i lehtë, ndryshe nga ai i Letërsisë.

“Arsyeja pse kemi dalë është përsëri ankesa për Letërsinë. Nuk kam ankesa për provimin e Matematikës. Lajm pozitiv ai i KOMSH, por përgjigja nga Ministria ishte e pakënaqshme. Prandaj vijojmë protestën për të mbrojtur të drejtat tona.’’– tha një maturant.

“I matematikës ishte i thjeshtë, jo i vështirë si i Letërsisë. Kam dalë për provimin e Letërsisë pasi nuk më duket i drejtë. Nuk është çështja të rishikohen vetëm pikët por teza ishte abstrakte. Pyetje që kishin paqartësi. Alternativat ishin sinonime të njëra- tjetrës. Relativisht mirë kisha dalë por nuk bindem me atë skemë .’’– shtoi një maturante./ Opinion.al

Pas