Pas molotovëve, deputetët demokratë së bashku me mbështetësit kanë lënë Kryeministrinë dhe kanë rinisur marshimin.
Ende nuk dihet nëse ata do të vendosen para Bashkisë së Tiranës, Kuvendit apo Ministrisë së Brendshme.
Së bashku me ta kanë nisur zhvendosjen edhe policia.
Para rinisjes së marshimit, protestuesit hodhën disa molotovë njëri pas tjetrit dhe u përplasën me policinë. Më pas i vunë flakën dy pemëve pranë kryeminstrisë, flakët e të cilave janë shuar menjëherë nga forcat zjarrëfikëse.