Pas më shumë se dy orë më fjalime dhe përplasje me policinë, opozita ka mbyllur protestën e opozitës para Parlamentit të Shqipërisë.
Ashtu siç u pa , në protestën e sotme ka pasur tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe policisë. Protestuesit tentuan që të çajnë kordonin, por policia nuk ka lejuar që protestuesit të depërtojnë më tej.
Efektivët kanë hedhur spraj lotsjellës në drejtim të protestuesve. Ndërsa paralel me protestën janë zhvilluar edhe tensione brenda seancës plenare.