Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas dy martesave, la fëmijët e shkoi te i dashuri/25-vjeçarja: Burri më dhunonte

2021/11/29 at 12:59 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas dy martesave, la fëmijët e shkoi te i dashuri/25-vjeçarja: Burri më dhunonte

25-vjeçarja e cila u zhduk në mënyrë misterioze, duke lënë edhe dy fëmijët e mitur ka treguar historinë e saj në “News24”. E reja nga Durrësi, u gjet ditën e djeshme, pasi po kërkohej nga familja prej një jave.

Ajo ka treguar se ishte strehuar në shtëpinë e të dashurit në Elbasan, të cilin e kishte njohur në rrjetin social “Facebook”.

Gjithashtu ajo ka rrëfyer se bashkëshorti i parë i ndërroi jetë dhe i dyti e dhunonte sistematikisht. Kjo u bë shkak sipas saj, që të kërkonte ndarjen prej tij.

25-vjeçarja tha për “News24” se prej tetë muajsh është njohur në rrjete sociale me një djalë, me të cilin ka zhvilluar biseda intensive.

Në këto komunikime, e reja nuk i ka treguar atij se ishte nënë e dy fëmijëve, e pikërisht kjo ishte dhe arsyeja e ndarjes së tyre. E reja thotë se familja e të dashurit e ka respektuar dhe dashur, ndërsa shtoi se i vjen keq që e gjitha përfundoi në këtë formë.

“Djalin e madh e kam nga një martesë tjetër, babai i tij nuk jeton. Shkova te familja ime, por te babai nuk qëndrohet. Kam qenë 20 vjeçe dhe i thash babait që unë do filloj jetën time dhe m’u propozua që të krijoja një familje. Më thanë që është djalë i mirë dhe do të mbajë mirë. Më pas vajti djali 6 vjeç filloi dhuna, ma rrihnin, ma linin pa bukë. Unë hapja derën edhe me forcë për të marrë bukën. Po të hante fëmija edhe unë e ngopur isha. Unë i tregova edhe vëllait problematikën. Ai ishte larg e s’kishte çfarë të bënte. Në një moment vendosa që të mos kthehem më te ai, e braktisa. Prindërit më thoshin të rrija një javë te ato e të merrja veten. Po ku të shkoja mbrapa, do kthehesha e do më dhunonte prapë, si mua e djalin. Ai punonte, por kishte edhe lidhje tjetër paralele. E kam zbuluar këtë gjë më mbrapa. Unë i kërkova të ndahemi, por paraprakisht kërkova një ndërmjetësim. Tani jam drejt gjyqit për të kryer ndarjen. Kam afro 1 vit që jam ndarë prej tij. Personin që u largova nga shtëpia e njoha në “Facebook”. Unë tani jetoj vetëm. Kam marrë shtëpinë me qira. Kam afro 1 vit që jetoj vetëm. Tani për momentin jam pa punë për shkak të ngjarjes së fundit. Vendi i punës më është zënë.

Nuk para flisja me prindërit, më thanë s’të duam më si vajzë. Unë mund ta njoh një djalë, por fëmijët nuk braktisën. Më thanë që në një shtëpi jeto vetë, unë fillova punë dhe përballoja jetën. Kam 8 muaj që jam njohur me të dashurin dhe gjithmonë flisnim nëpërmjet “Facebook”-ut. Unë i thashë prindërve që do të largohem. Kam qenë edhe në spital, e në ato momente doja vetëm fëmijët. Unë jetoja në një kuzhinë. Dola nga ora 10 nga puna dhe kam bërë takim me djalin që kam njohur. Unë s’i kam thënë prindërve sepse s’doja një lidhje. I dashuri im mu duk shumë njeri i mirë, kam takuar dhe familjarët e tij. Kur mori vesh që kisha dy fëmijë, ai shkëputi çdo gjë. Unë i kam kërkuar mamit që të kujdeset për fëmijët, vetëm kaq, nuk e sqarova më. Në familjen e të dashurit gjeta ngrohtësi. Megjithëse tani asgjë nuk është më, mes meje dhe atij”,-tha e reja.

Etiketa: 25 vjecarjadurresu zhduk

Ju sugjerojmë

Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë
Bota

Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë

30 Janar, 2026 4:46 pm
Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës
Kronikë

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës

30 Janar, 2026 3:27 pm
Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS
Politikë

Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS

30 Janar, 2026 3:21 pm
Turqia gati të ndërmjetësojë mes Iranit dhe SHBA: Diplomacia e vetmja zgjidhje
Bota

Turqia gati të ndërmjetësojë mes Iranit dhe SHBA: Diplomacia e vetmja zgjidhje

30 Janar, 2026 3:17 pm
U kap pas 29 vitesh, pse Kostandin Nishku ekzekutoi 10-vjeçarin në banesë
Kronikë

U kap pas 29 vitesh, pse Kostandin Nishku ekzekutoi 10-vjeçarin në banesë

30 Janar, 2026 3:04 pm
Berisha zbulon datën e protestës së radhës kombëtare
Kryesore

Berisha zbulon datën e protestës së radhës kombëtare

30 Janar, 2026 1:50 pm
Bulqizë/ Babai plagos me thikë djalin, 29-vjeçari në spital
Kronikë

Bulqizë/ Babai plagos me thikë djalin, 29-vjeçari në spital

30 Janar, 2026 1:42 pm
Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktas
Sport

Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktas

30 Janar, 2026 1:21 pm
Dënimi në Greqi, KLGJ nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës
Aktualitet

Dënimi në Greqi, KLGJ nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës

30 Janar, 2026 1:18 pm
Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar
Rajoni

Kurti për Bordin e Paqes: Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe ku të ketë nevojë

30 Janar, 2026 1:15 pm
Para
Video/Me lodër e curle, Rama hap qarkullimin në Rrugën e Arbrit

Video/Me lodër e curle, Rama hap qarkullimin në Rrugën e Arbrit

Talibanët kërkojnë ndihmën e BE-së për aeroportet afgane

Talibanët kërkojnë ndihmën e BE-së për aeroportet afgane

Deputeti uroi me foton e Enver Hoxhës, PD: Gati paketa për dekomunistizimin

Deputeti uroi me foton e Enver Hoxhës, PD: Gati paketa për dekomunistizimin

TE FUNDIT

Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë

Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë
30 Janar, 2026

Ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë se gjatë luftës dyvjeçare në Rripin e Gazës kanë humbur jetën mbi...

Lexo më shumë

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës
30 Janar, 2026

Arrestohet në Turqi për llogari të shtetit italian Bledin Doçi, vëllai i Elvis Doçit, i njohur ndryshe si Visi i Pojës, anëtar i grupit...

Lexo më shumë

Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS

Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS
30 Janar, 2026

Sali Berisha tha PD se nuk do të ketë bashkëpunimi me PS lidhur me diskutimet për Komisionin e Posaçëm për...

Lexo më shumë

Turqia gati të ndërmjetësojë mes Iranit dhe SHBA: Diplomacia e vetmja zgjidhje

Turqia gati të ndërmjetësojë mes Iranit dhe SHBA: Diplomacia e vetmja zgjidhje
30 Janar, 2026

Turqia është e gatshme të luajë një rol ndërmjetësues mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, për të ulur tensionet në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com