Qyteti Kinez Wuhan, i cili është konsideruar dhe si vendi i origjinës së pandemisë COVID-19, po përballet me një tjetër problem.
Wuhan, provincat Anhui, Jiangxi dhe Zhejiang kanë shpallur alarmin e kuq për shkak të përmbytjeve. Reshje të shumta me rrebeshe kanë shkaktuar rritjen e nivelit të lumenjve duke sjellë probleme në shumë fshatra.
Pas një situate të vështirë të gjendur për shkak të pandemisë që shpërtheu në këtë qytet tashmë duhet të përballet edhe me vështirësi të kushteve atmosferike.
Liqeni Poyang në provincën Jiangxi ka pësuar një rritje të nivelit të ujit duke shkaktuar përmbytje në zonat përreth./ Opinion.al