NATO dhe Rusia janë të gatshëm të ulen në bisedime pas dy vitesh “ftohje”, që nga aneksimi i Krimes nga Moska.
Mësohet se këshilli NATO-Rusi do të mblidhen në dy javët e ardhshme me temë diskutimin e paqes në Ukrainën lindore, si dhe për situatën në Afganistan.
Mirëpo, Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar se kjo nuk do të thotë se gjerat janë kthyer në normalitet si përpara.
NATO i ka përkrahur forcat e saja në Evropën lindore.
Takimi i ardhshëm, sipas Stolterberg, është një vazhdimësi e dialogut të tyre politik, siç ishte pajtuar nga shefat e shteteve dhe qeverive të NATO-s.
“Në të njëjtën kohë, nuk do t’i kthehemi punës si zakonisht, përderisa Rusia t’i respektojë ligjet ndërkombëtare,” tha ai.