Në fjalimin e falënderimit pas fitores së zgjedhjeve të 11 Majit, Rama nuk harroi pa përmendur edhe partitë e reja, të cilat në kë garë arritën të fusin deputet në Kuvendin e ri të shtatorit.
Ndryshe nga herët e tjera, Rama i përgëzoi dhe tha se uron që të jenë alternativa në këtë parlament të ri e në vijim.
Sipas tij, ato bënë betejë jo të lehtë dhe i mbijetuan presionit mes dy forcave kryesore politike në vend.
“I përgëzoj udhëheqësit e partive të vogla opozitare që bënë betejat e tyre jo të lehta dhe i mbijetuan presionit të ajrit mes forcave politike kryesore, uroj mos ecin në gjurmët e opozitës së vjetër por të gjejnë mënyra për t’u rritur si alternativa”, tha Rama.