Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paris-Presse(1951–1954) / Çështja e arit shqiptar në Gjykatën e Hagës

2020/04/13 at 9:58 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Paris-Presse(1951–1954) / Çështja e arit shqiptar në Gjykatën e Hagës

Nga Aurenc Bebja, Francë


“Paris-presse” ka botuar, në 1951 dhe 1954, dy shkrime në lidhje me debatin asokohe mbi çështjen e arit shqiptar midis Anglisë, Italisë dhe sigurisht Shqipërisë, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

 Arbitrazhi ndërkombëtar për një miliard ar në mosmarrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë

 Paris-presse, e enjte, 3 maj 1951, fq.3

 

“Uashington, 2 maj (A.P.-A F.P.). – Britania e Madhe, Franca dhe Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë të caktojë një ndërmjetës për të përcaktuar fatin e 2.900.000 dollarëve ar (afërsisht një miliard franga franceze), që pretendohen si nga Italia ashtu edhe nga Shqipëria.

 Mësojmë se në rast se ky ar i jepet Shqipërisë, Anglia do të kërkojë të respektohen të drejtat e saj mbi stokun e metalit të çmuar si arsye e vendimit të Gjykatës së Hagës kundër Shqipërisë, duke dënuar këtë vend me 843.947 paund sterlina për dëmet e shkaktuara, kompensim për humbjen e jetëve dhe dëmtimin e pajisjeve të pësuara nga Marina Mbretërore (Royal Navy) në ngushticën e Korfuzit pas shpërthimit të luftanijeve britanike në zonat e minuara të paidentifikuara.

 Për momentin, Shqipëria, ende nuk e ka bërë pagesën e gjobës.”

 Haga e deklaron veten të paaftë në çështjen e arit shqiptar

 Paris-presse, e mërkurë, 16 qershor 1954, fq.5

“Hagë, 15 qershor (AFP.) – Gjykata ndërkombëtare ka dhënë një gjykim ku e deklaron veten të paaftë në rastin e 2.388 kilogramëve të arit monetar, pronë e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, të cilën gjermanët e kishin sekuestruar në Romë, në 1943. Një arbitrazh, në bazë të marrëveshjeve të Uashingtonit, ia kishte dhënë arin Shqipërisë, e cila do t’ia jepte në vijim qeverisë britanike si kompensim të pjesshëm të dëmeve që i kishte shkaktuar.

 Por qeveria italiane gjithashtu pretendonte se edhe ajo kishte të drejtë për këtë ar, si kompensim të pjesshëm të kredisë italiane të konfiskuar nga qeveria shqiptare në 1945, dhe solli debatin para Gjykatës Ndërkombëtare.

 Ajo (Haga) sapo e ka deklaruar veten të paaftë.”

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania: https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-presse-1951-1954-ceshtja-e-arit-shqiptar-ne-gjykaten-nderkombetare-te-hages/



Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, priten reshje shiu në disa zona

23 Tetor, 2025 8:29 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 23 tetor 2025

23 Tetor, 2025 8:26 am
Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
-U tha në Opinion

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

22 Tetor, 2025 11:23 pm
Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
-U tha në Opinion

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

22 Tetor, 2025 10:28 pm
Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
Bota

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

22 Tetor, 2025 9:42 pm
Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
Rajoni

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

22 Tetor, 2025 8:52 pm
PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi
Rajoni

PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi

22 Tetor, 2025 8:31 pm
Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte
Bota

Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte

22 Tetor, 2025 7:10 pm
Financial Times: Trump propozon forca paqeruajtëse kineze për Ukrainën
Bota

Trump anuloi takimin me Putinin, Rusia nis stërvitjet bërthamore

22 Tetor, 2025 6:08 pm
Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023
Politikë

Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023

22 Tetor, 2025 5:57 pm
Para
Burim pandemie në të ardhmen, OKB: Të ndalohen tregjet e kafshëve të egra

Burim pandemie në të ardhmen, OKB: Të ndalohen tregjet e kafshëve të egra

Krijoi vaksinën e rubeolës në ’60, shkencëtari po punon për koronavirusin

Krijoi vaksinën e rubeolës në ’60, shkencëtari po punon për koronavirusin

Moska “imiton” Shqipërinë, aplikon sistemin e lejeve online për qytetarët

Moska "imiton" Shqipërinë, aplikon sistemin e lejeve online për qytetarët
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit, priten reshje shiu në disa zona

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
23 Tetor, 2025

Kjo e enjte do të jetë me kthjellime dhe vranësira, në alternim me njëra-tjetrën. Reshje shiu do të ketë me...

Lexo më shumë

Horoskopi, 23 tetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
23 Tetor, 2025

DASHI Kjo është një kohë diskutimi konstruktiv për marrëdhënie afatgjata: mund të dalin në pah çështje latente dhe të pazgjidhura....

Lexo më shumë

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
22 Tetor, 2025

Çfarë do e shtynte një 18-vjeçar në kulmin e regjimit komunist shqiptar, që të lexojë fshehurazi Ungjillin dhe të vendosë...

Lexo më shumë

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
22 Tetor, 2025

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Imzot Joan Pelushi ka folur në emisionin “Opinion” për fëmijërinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com