Një tjetër rast kultivimi të bimëve narkotike është konstatuar në fshatin Lybeshë të Skraparit.
Ndërkohë, mësohet se policia ka arrestuar kryeplakun e fshatit A. T., 54 vjeç dhe një shtetas tjetër S. T., 59 vjeç, për moskallzim krimi.
Po ashtu, është shpallur në këkrim D.Sh (S)., 32 vjeç, banues në Lybeshë, pasi dyshohet se është personi i cili ka kultivuar bimët narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme./ Opinion.al