InstaBIZ

Parashikoi pandeminë,shuhet nga Covid skenaristi i njohur i “The Simpsons”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:56 - 02/02/21 |
Semiljana Azizi

Ka ndërruar jetë nga COVID-19 skenaristi i filmit të famshëm të animuar “The Simpsons”, Marc Wilmore.

Lajmi për vdekjen e skenaristit është bërë i ditur nga vëllai i tij Larry Wilmore, nëpërmjet një shkrimi të postuar në rrjetet sociale.

“Vëllai im i ëmbël, Marc Edward Wilmore, vdiq mbrëmë ndërsa po luftonte me COVID. Vëllai im ishte i butë, gazmor, engjëll. Të dua vëllai im i vogël”, shkruante Larry.

Skenaristi i njohur,Marc Wilmore humbi jetën në moshë 57-vjeçare pak ditë pas infektimit me virusin COVID-19.

Kujtojmë se Wilmore ka parashikuar shumë nga ngjarjet që kanë ndodhur në SHBA si zgjedhja e Trump-it president, rënien e kullave binjake, madje edhe vetë pandeminë./Opinion.al

Pas