Ditën e mërkurë, Shqipëria do të ndikohet nga një front i ftohtë atmosferik me ajër të lagësht nga veriperëndimi.
Moti do të nisë me kthjellime, por prej mesditës vranësirat do të shtohen. Në pasdite dhe mbrëmje priten reshje shiu, fillimisht të herëpashershme dhe me intensitet të ulët, më vonë mesatare në shumicën e territoreve.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja-veriperëndimi, me shpejtësi deri 16 m/s në bregdet dhe lugina. Valëzimi në detin Adriatik dhe Jon do të jetë 2-4 ballë.