Moti i kthjellët me vranësira kalimtare do të dominojë zonat Jugore, ndërsa vranësira më të dukshme do të ketë në zonat Qendrore dhe Veriore ku shfaqet rreziku për reshje të izoluara dëbore.
Pjesa e dytë e ditës do të zhvendosë vranësirat kryesisht në zonat Qendrore dhe Jugore duke i rrezikuar nga reshje të pakta shiu e dëbore, ndërsa zonat Veriore do të mbeten në kushtet e kthjellimeve me vranësira kalimtare.
Temperaturat nuk do të pësojnë një rënie me 2- 3 gradë duke bërë që vlerat ekstremale ditore të luhaten nga -6 në 16 gradë Celsius.
Era do vijojë të fryjë mesatare deri e fortë, duke arritur shpejtësi deri 50 km/h nga drejtimi verior – verilindor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.