Mbetemi në ndikimin e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta. Ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në zonat verilindore – juglindore, ku më të theksuara vranësirat paraqiten në ekstremin verilindor duke sjellë shira të izoluar.
Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 14°C deri në 36°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë. /Opinion.al