Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të mbetet nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta deri në mesditë, ku më të dukshme paraqiten në Veri-Veriperëndim të vendit. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu në rajonin verior dhe jugperëndimor. Gjatë natës reshjet do të përfshijnë gjithë vendin.
Sipas MeteoAlb,temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 17°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë./Opinion.al