Aktualitet

COVID-19 i merr jetën mësuesit të gjimnazit “Qemal Stafa”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:21 - 05/03/21 |
Opi Nion

Koronavirusi i ka marrë jetën një mësuesi të gjimnazit “Qemal Stafa”, në Tiranë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë shkolla përmes një statusi në rrjetet sociale, ku shkruhet se është ndarë nga jeta profesori i matematikës, Shpëtim Kraja.

Në njoftimin e shkollës thuhet:  “Të prisnim mes nesh i nderuari profesor Shpëtim Kraja!

Të dashur kolegë, nxënës, prindër e miq të faqes sot gjimnazi “Qemal Stafa” rënkon, është në zi për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut tonë të mrekullueshëm, të cilin COVID nuk e kurseu!  Një mësues i nderuar, i respektuar, i papërtuar i cili nuk ndaloi asnjëherë së dhëni më të mirën nga vetja, breza e breza të tërë do të kujtojnë me mall mundin, djersën, sakrificat, këshillat dhe dëshirën e pasionin për matematikën!

Sot e nesër në faqen e shkollës sonë do të paraqesim momente nga jeta e tij, impresione nga kolegë, nxënës e prindër si një mënyrë për të kujtuar në çdo moment se sa i rrallë e i veçantë ishte sistemi i tij vleror!

U prehsh në paqe, kolegu ynë i dashur!

Qemal Stafa sot lëngon, loton për humbjen e një kolegu, miku, shoku, bashkëpunëtori të shkëlqyer!”./Opinion.al

Pas