Kryesore

Parashikimi i motit, 4 qershor 2021


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:13 - 04/06/21 |
Opi Nion

Mot kryesisht i kthjellët dominon në Ultësirën Perëndimore, por vranësira të herë pas hershme paraqiten në zonat malore, kryesisht në verilindje dhe juglindje të vendit gjatë paradites.

Pasditja mbetet me alternime kthjellimesh e vranësirash kalimtare për Veriun, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale por rriten në ato maksimale duke luhatur ditore nga 9°C mëngjesi deri në 31°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 30-35 km/h, nga drejtimi permanent Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë./ Opinion.al

Pas