Gjatë ditës së sotme masat ajrore të ngrohta do të sjellin mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të ditës në Shqipëri. Ndërsa në orët e pasdites pritet që vranësirat e pakta të bëhen më të dukshme, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë./Opinion.al