Vendi ynë në pjesën e parë të ditës do të ketë një mot me kthjellime dhe vranësira të pakta, ku në zonat veriore do të krijohen mundësi për reshje të izoluara. Por në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të zhvillohen, duke bërë që reshjet e shiut me intensitet mesatar të përfshijnë ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore do të rikthehen reshjet e dëborës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 11°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar dallgëzim 5 ballë./Opinion.al