Kryesore

Parashikimi i motit, 19 Korrik 2019


               Publikuar në : 08:19 - 19/07/19 |
el ida

Sipas MeteoAlb edhe ditën e sotme do të mbetemi në ndikimin e qarkullimit jugperëndimor duke diktuar gjatë paradites mot të kthjellët dhe temperatura të larta në Shqipëri, ndërsa pasditja shton vranësirat në zonat malore duke sjellë shira të përkohshëm.

Ultësira Perëndimore mbetet me kthjellime, ndërsa moti i kthjellët do të rikthehet gjatë natës edhe në këto zona.

Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 14°C deri në 35°C. Era do fryjë e lehte me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 1-2 ballë./Opinion.al

Pas