Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të ditës, ku kthjellimet do jenë më të dukshme në zonat Perëndimore. Por në zonën përgjatë kufirit Lindorë parashikohet të ketë vranësira kalimtare gjatë pasdites.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 3°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 24°C.
Era do fryjë e lehte në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzimin 3 ballë. /Opinion.al