-Shëndeti

Ekspertët thonë se frika nga koronavirusi rrezikon shëndetin mendor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:42 - 17/04/20 |
Al Do

Ekspertët paralajmëruan të enjten se pandemia e koronavirusit ka të ngjarë të ketë një “ndikim të thellë” në shëndetin mendor global, ndërsa miliarda luftojnë për të përballuar jetesën në izolim dhe momentet e ankthit.

Në një punim të botuar në Lancet Psychiatry, një panel prej 24 specialistësh bënë thirrje për më shumë fonde për kërkimet mbi ndikimet që COVID-19 mund të ketë në mirëqenien mendore të individëve.

Dy sondazhe të bëra në Britaninë e Madhe, treguan se shumica e njerëzve të pyetur kishin përjetuar ankth dhe frikë të përkeqësimit të shëndetit mendor, që nga momenti i shpërthimit të pandemisë.

‘Si rezultatit i koronavirusit, ne të gjithë po përballemi me një pasiguri dhe ndryshime të mëdha në mënyrën e jetesës,’- tha Emily Holmes nga departamenti i psikologjisë i Universitetit Uppsala.”Sondazhet tona tregojnë se këto ndryshime tashmë kanë një ndikim të konsiderueshëm në shëndetin tonë mendor.”

Autorët kërkuan monitorim në kohë reale të ankthit, depresionit, vetë-dëmtimit dhe vetëvrasjeve në të gjithë botën, si dhe krijimin e programeve të trajtimit të cilat mund të kryen nga distanca. Matthew Hotopf  nga Instituti i Psikiatrisë, Psikologjisë dhe Neuroshkencës, në King’s College London u shpreh: “Këto monitorime duhet të bëhen në një shkallë të gjerë dhe duhet të jenë të koordinuara  dhe gjithëpërfshirëse.”

Studimet mbi ndikimin e shëndetit mendor nga shpërthimet e mëparshme të sëmundjeve, të tilla si SARS në fillim të viteve 2000, treguan një rritje të rasteve të vetëvrasjeve dhe numrit të punonjësve të kujdesit shëndetësor me shqetësime emocionale.

Sondazhet e kryera me përfshirjen e më shumë se 3,000 personave në Britani, treguan një gamë të gjerë frike, të lindur nga pandemia. Këto përfshijnë ankth, efekte te izolimit shoqëror, frikë që mund t’i përkeqësohet shëndeti mendor dhe frikë se mund t’i nevojitet trajtim profesional.

“Izolimi social prej më shumë se një muaj, vetmia, ankthi, stresi dhe frika nga rënia ekonomike dëmtojnë shëndetin mendor dhe mirëqënien e njerëzve,”, tha Rory O’Connor, profesor i psikologjisë në Universitetin e Glasgow.

Ai tha se mungesa e ndërhyrjeve dhe trajtimeve, rrezikojnë shëndetin mendor duke ndikuar në rritjen e ankthit dhe depresionit, si dhe një rritje të konsumit të alkolit dhe varësisë nga droga.

Ky  problem është shumë serioz për t’u injoruar, si në aspektin e çdo jete njerëzore që mund të preket, ashtu edhe ndikimit më të gjerë në shoqëri. /Opinion.al

Pas